
Ish kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri së bashku me nënkryetarin e LDK-së Olten-Zvicërr, Muharrem Kalludra kanë vizituar familjen e Heroit Afrim Bunjaku.
Kryetari i LDK-së përmes një postimi ka njoftuar se vizita në familjën Bunjaku në prag të ndërrimit të moteve është bërë për të dorzuar një mirënjohje.
Tahiri poashtu ka thënë se familjes së Afrim Bunjakut iu është dhuruar një kontribut financiar në emër të mërgimtarëve që jetojnë e punojnë në Zvicerr.
Postimi i Xhafer Tahiri:
Në familjen e Heroit Afrim Bunjaku, në prag të ndërrimit te moteve bashkë me zotëri Muharrem Kalludra nënkryetar i LDK Olten- Zvicerr për të dorzuar Mirënjohje dhe një kontribut financiar në emër të mërgimtarëve tanë që jetojnë e punojnë në Zvicerr.
Lavdi Heroit Afrim Bunjaku, respekt familjes Bunjaku për sakrificen. Faleminderit mërgimtarëve e aktivistëve tanë për ndihmen financiare dhe Mirënjohjen ndaj Heroit Afrim Bunjaku. Kështu tregojmë që bashkë jemi më te fort por dhe mirënjohës.
Urime 2024, qoft një vit i mbarë!
Zoti ju bekoftë!












