
Kryeministri Albin Kurti ka vizituar sot familjet e heronjve Afrim Bunjaku e Enver Zymeri, me të cilët ka thënë se do të ishte më e plotë festa e Vitit të Ri, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Enverin e kujton dy herë.
“Një herë për shërbimin dhe sakrificën e tij dhe një herë tjetër për Bacën Rremë, babain e tij, Muharremin, shokun tim të burgut, me të cilin e kam ndarë të njëjtën qeli për një vit, në burg të Serbisë, e i cili ndërroi jetë para dy vitesh”, ka shkruar Kurti.
Kryeministri ka shtuar se Bunjakun e Zymberin nuk do t’i harrojmë asnjëherë sepse ata janë historia krenare e Republikës sonë.











