
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka reaguar sot pas mos mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.
Ai u pa në urën e Ibrit, nga ku publikoi edhe foto. “Sot, Kosovës po i vjen era shtet!”, shkruajti Bahtiri, teksa publikoi një foto nga ura.
Këtë e bëri pasi Qeveria e Kosovës nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë, vendim të cilin e ka marrë kryeministri Albin Kurti, duke u arsyetuar se po e mbron Republikën.











