Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kushtetuesja, adresa e preferuar e opozitës gjatë 2023

01/01/2024 - 22:25
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja, adresa e preferuar e opozitës gjatë 2023
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ishte e do të vazhdojë të mbesë adresa ku projektligjet e miratuara në Kuvend e Qeveri, do të marrin edhe vlerësimin e gjyqtarëve.

Në zyret e kësaj Gjykate, në 2023, shkuan 9 ligje. Disa nene t Ligjit t Pagave, kushtetuesja n javn e fundit i gjeti n kundrshtim em Kushtetutn, por i njjti ishte drguar pr vlersim nga Avokati i Popullit.

Por srish, dy prej partive opozitare, PDK e LDK, ndaras drguan nj tjetr ligj n Kushtetuese, at pr Fondin sovran, u dërgua në këtë institucion.

Paraprakisht, Ligji për çmimet tavan për produktet bazë, ai për Këshillin prokurorial ishin rrëzuar në tërësi.

Përveç ligjeve të kontestuara, edhe një sërë projektligjesh që janë në punë, sipas opozitës, janë në përputhje me Kushtetutën.
“Pretendimet e lidhjes demokratike të Kosovës kanë qenë se këto ligje kanë qenë kundër kushtetuese dhe vetë, Gjykata i ka vërtetuar pretendimet e ngritura nga LDK-ja, dhe të njëjtat janë shpallur të pavlefshme nga Gjykata, me aq sic po shihet por edhe një sërë projektligjesh që janë në shqyrtim aktual në Kuvendin e Kosovës, janë me elemente që e shkelin Kushtetuten e Kosovës, dhe kjo qasje tashmë është bërë normale e qeverisjes aktuale”, ka thënë Shkemb Manaj – LDK.

Ligjet anti-kushtetuese, sipas Përparim Grudës nga Partia Demokratike e Kosovës, burojnë tek rezultati zgjedhor i partisë në pushtet.

“Mosrespekti që ka qartazi kjo qeveri për rendin kushtetues të Kosovës, sepse mendojn se kjo fitorja që kanë arrit prej 50%, është një autorizim që me shku edhe përtej kushtetutes, e që nuk është ashtu sepse sado e madhe të jetë një shumicë parlamentare ajo i nënshtrohet kushtetutes edhe vendimmarrjes, sepse Kushtetuta është në thelb kundër shumicën për me mbrojt pakicën”, ka thënë Perparim Gruda – PDK.

Dërgimi i vazhdueshëm i ligjeve në këtë Gjykatë, i kishte penguar kryeministrit Albin Kurti, i cili në njërën nga mbledhjet e qeverisë nuk kishte kursyer kritikat për opozitën..

“Në historinë 15-vjeçare të shtetit të pavarur të Kosovës nuk mbahet mend që kaq shumë ligje të jenë kontestuar në Gjykatën Kushtetuese brenda një kohe kaq të shkurtër. Kontestimi i tyre është përpjekje dëshpëruese për paralizim të reformave”, ka deklaruar Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.

Por nuk ishin vetëm partitë politike dhe avokati i popullit që dërguan projektligje në Kushtetuese.

Në gusht të 2023 Asociacioni i Komunave të Kosovës dërgoi për vlerësim ligjin për tatimin në pronë të paluajtshme, i cili parashihte faljen e 100 eurove të tatimit për qytetarët, me arsyetimin se ky Ligji ndërhynë në kompetencat vetanake të komunave.

Përderisa partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje këtë nuk e ka konsideruar si opozitëbërje, partitë opozitare vitin e ka përmbyllur me paralajmërimet se praktika e vlerësimit të kushtetutshmërisë së ligjeve, nuk do të ndalet, në secilin rast që kanë dyshime.

Në Kushtetutën e Kosovës përcaktohet që kontestimi në Kushtetuese duhet të bëhet brenda një afati prej 8 ditësh nga miratimi i ligjit ose vendimit të caktuar. Bazuar në Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, nëse një Projektligj kontestohet brenda këtij afati, atëherë ai nuk procedohet nga ana e Kuvendit për shpallje te Presidentja e Republikës së Kosovës./dukagjini/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë