Në qendër të Vushtrrisë po ka nisur ndërtimi i kompleksit banesor Premiun Building, por jo gjithçka po shkon në rrugë.
Kjo për shkak se Premium Building ka filluar gërryerjen e dheut, duke bërë që të shkaktoj probleme në trotuar për shkak të shembjes, me ç’rast ka rrethuar trotuarit pranë rrugës kryesore.

Rrethimi i trotuarit ka bërë që qytetarët të detyrohen të ecin nëpër rrugë, duke rrezikuar jetën e tyre nga automjetet.
Gjatë gërmimit lexuesit tregojnë se si është shembur një pjesë e dheut, duke bërë që shembja të shkoj deri në trotuar.
Karshi kësaj situate komuna e Vushtrrisë po qendron indiferente.
Veriu.info ka kontaktuar drejtorin e Drejtorisë së Inspeksionit, Bujar Pllana për ta pyetur se çfarë masa kanë marrë komuna, por ai ka thënë se është në pushim dhe se për rastin është njoftuar nga mediat.
Veriu.info ka hulumtuar në ARBK për kompaninë dhe aty ka gjetur se pronare e kompanisë është Syleme Salihu, emër i panjohur ky për komunitetin e biznesit në Vushtrri.
Aty po ashtu Veriu.info ka gjetur edhe disa informata të pazakonta, pasi që kjo kompani që ka nisur ndërtim banesor milionësh, ka të evidentuar në ARBK vetëm një punëtor dhe kapital themelues prej vetëm 1 mijë euro.















