Sylejman Meholli nga Lëvizja Vetëvendosje është anëtari më aktiv i Kuvendit Komunal për vitin 2023.
Meholli ka qenë pjesëmarrës aktiv me numër të madh replikas, argumentesh, dhe kritikash drejtuar pozitës dhe qeverisjes aktuale të komunës së Vushtrrisë, por edhe pjesëmarrësje konstruktive, në 11 seanca të Kuvendit Komunal për vitin 2023.
Gjatë tërë vitit Meholli ka marrë fjalën rreth 105 herë, një statistikë e bazuar nga videoincizimet e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Vushtrri. Shprehur në mesatare i bie që për 12 Seanca, përfshirë një seancë të jashtzakonshme, Meholli të ketë marrë fjalën mesatarisht 8 herë për 1 seancë.
Meholli është edhe kryetar i Qendrës së LVV-së në Vushtrri.












