Dy persona kanë gjuajtur me armë dhe kanë bërë video, me ç’rast policia ka arrestuar të dyshuarit dhe ka konfiskuar dy armë dhe dy karikator.
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Rr. Edit Durham, Gjakovë 31.12.2023 – 00:00. Njësiti policor pas sigurimit të një video incizimit ku dy të dyshuar gjuajnë me armë zjarri, dhe pas një pune hetimore kanë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë, dy karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm. Pas intervistimit dy të dyshuarit lirohen në procedurë të rregullt.











