U rregullua pak kohë më parë, por ndriçimi publik në rrugën “Isa Boletini” në Vushtrri ka filluar t’i reflektoj defektet e para.
Poçat e ndriçimit publik shihet se nuk po funksionojnë, ani pse ka shumë pak kohë që janë vendosur të reja.
Në një video të shpërndarë nga asamblisti i VV-së në Vushtrri, Mehmet Selaci, shihet se dritat tashmë nuk po funksionojnë si duhet, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Asamblisti Selaci ka ironizuar me këtë pamje duke thënë: “Mall i mire, orgjinal! 🙃😅”
POSTIMI I PLOTË:
Jo shume kohe me pare jane vendosur keto drita te ndriçimit publik ne rrugen Isa Boletini, prane hamamit te qytetit.
Shihi se si kane fillu mos me funksionu!!
Mall i mire, orgjinal! 🙃😅
Si mendoni ju?












