Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi dhe EcoZ kanë dorëzuar padi kundër Ministrit të Mjedisit, Luburn Aliu, pasi sipas tyre i njëjti kishte pajisur fshehurazi me leje mjedisore kompaninë ‘Kelkos’.
Në njoftimin e tyre thuhet se kjo kompani është përgjegjëse për degradimin e Parkut Kombëtar, Bjeshkët e Nemuna dhe Deçanit.
“Ministri Aliu ka injoruar edhe kerkesen ligjore te Kryeministrit dhe ka favorizuar kundërligjshëm kompaninë Kelkos, duke shkuar edhe një hap me tutje se ministrat e qeverive të kaluara” thuhet në njoftim.
Ata përmes padisë kërkojnë anulimin e menjëhershëm të lejes mjedisore të lëshuar për kompaninë Kelkos gjë e cila sipas tyre do ta shpëtonte shkatërrimin e ambientit në Deçan.
Reagimi i plotë:













