Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Sveçla: Kemi mjaftueshëm dëshmi për sulmin në Banjskë, Prokuroria t’i publikojë rezultatet

06/01/2024 - 08:30
në Kryesore, Lajme
A A
Sveçla: Kemi mjaftueshëm dëshmi për sulmin në Banjskë, Prokuroria t’i publikojë rezultatet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka kërkuar Prokurorisë së Shtetit që të publikojë rezultatet e hetimeve lidhur me sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Sipas Sveçlës, ka mjaftueshëm dëshmi që hetimi të përmbyllet në këtë fazë.

“Policia e Kosovës ka ndërmarrë hetimet më të mëdha në historikun e saj, në rastin e Banjskës, në sulmin terrorist në fshatin Bansjkë. Kjo ka zgjatë, por unë besoj se kemi mjaftueshëm dëshmi që hetimi të përmbyllet në këtë fazë. Pres që Prokuroria bashkë me Policinë e Kosovës të dalin me rezultatet e këtyre hetimeve”, ka deklaruar Sveçla për RTV Dukagjini.

Publikim të rezultateve të hetimeve dhe ngritje të aktakuzës për këtë rast ka kërkuar edhe kryeministri Albin Kurti.

“Nuk ka informacion të Qeverisë së Kosovës, të institucioneve lidhur me sulmin terrorist në Banjskë, që nuk i është dhënë Prokurorisë së Shtetit. Sot janë bërë 3 muaj prej se është kumtuar urdhri për sulmin terrorist që e vrau heroin Afrim Bunjaku. 3 muaj kur është kumtuar urdhri dhe ky informacion ndodhet tashmë edhe te prokuroria. Ka pa numër fakte dhe dëshmi materiale që janë më së të mjaftueshme për të ngritur aktakuzat për sulmin në Banjskë. Në përgjithësi, viti i kaluar ishte vit i barrikadave dhe llogoreve paraushtarake. Ky vit ishte vit i sulmeve terroriste dhe paraushtarake”, pati deklaruar Kurti në dhjetor.

Ai pati shprehur dyshime publikisht për punën që po bën Prokuroria.

“Po ka shpërputhje shumë të madhe mes informacionit, fakteve, dëshmive e argumenteve në njërën anë dhe aktakuzave e proceseve gjyqësore në anën tjetër. Për pasojë edhe të njerëzve që janë prapa grilave. Është numër mino. Dhe ky hendek s’mund të mbushet nga Qeveria e Kosovës, i takon Prokurorisë së Shtetit. Andaj edhe pyetja duhet të jetë Prokurorinë e Shtetit. Unë jam këtu për të ndihmuar, por ata janë aty për të punuar. S’mund ta ndihmoj dikë që s’punon. Mund ta ndihmoj dikë vetëm që punon”, kishte thënë kryeministri gjatë dhjetorit.

Kritikave të Kurtit u ishte kundërpërgjigjur Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, duke thënë se nuk është çështje e kryeministrit se kur ngritën aktakuzat e kur pushojnë hetimet.

“Nuk është çështje e tij ngritja e aktakuzave. Është çështje e sistemit të drejtësisë. Ne aktakuzat i ngrisim kur i kryejmë hetimet, kur kemi prova. Nuk mund të na tregojë kurrkush kur duhet të ngrisim aktakuzë e kur duhet të pushojmë hetimet”, ka thënë Isufaj.

Policia e Kosovës është sulmuar nga një grup terrorist serb më 24 shtator në fshatin Banjskë të Zveçanit. Gjatë sulmit, i vrarë ka mbetur rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku, dhe tre prej terroristëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë