Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ekskluzive: (DOKUMENT) – Kunata e Armend Mujës dënohet nga Gjykata për vjedhje të votave si kryesuese e PDK-së

06/01/2024 - 14:40
në Kryesore, Lajme
A A
Ekskluzive: (DOKUMENT) – Kunata e Armend Mujës dënohet nga Gjykata për vjedhje të votave si kryesuese e PDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Adelina Muja, gruaja e vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, është dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Krimeve të Rënda, për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, raporton ekskluzivisht vezhguesi.com

Adelina Muja e cila ishte kandidate për asamble në Mitrovicë nga Partia e Drejtësisë në zgjedhjet lokale 2021, është shpallur fajtore për abuzimin e votave që kishte bërë në zgjedhjet paraprake nacionale, përkatësisht në ato të 6 tetorit 2019.

Kunata e Armend Mujës ishte kryesuese e PDK-së në një klasë në shkollën “Ismail Qemaili” në Bair të Mitrovicës, e cila duke keqpërdorur pozitën, detyrën dhe autorizimet, i ka hequr dhe shtuar vota kandidatëve brenda subjekteve politike dhe i ka regjistruar në mënyrë të pasaktë.

Në aktgjykimi të cilin e ka siguruar vezhguesi.com, thuhet se e njëjta i ka regjistruar në mënyrë të pasaktë gjithsej 158 vota, 51 vota të shtuara ndërsa 107 vota të hequra, të kandidatëve në garë për deputet.

Partinë që e dëmtoi më së shumti Adelina Muja ishte PDK, kështu duke u’a hequr kandidatëve votat si në vijim: PDK-së 64 vota, AAK-së 15 vota, Nisma 3 vota, LVV-së 19 vota LDK 1 votë dhe PRBK 5 vota.

Ndërsa kandidatëve të VV-së, ku ishte edhe vëllai i burrit të saj, Armend Muja, ju ndihmoi duke u shtuar vota si në vijim: LVV 28 vota, PDK 10 vota, LDK 3 vota, AAK 7 vota, Nisma 2 vota dhe PLE 1 votë.

Nga aktgjykimi i shpallur, të cilin e ka siguruar vezhguesi.com, bëhet e ditur se Adelina Muja është dënuar nga gjykata me burgim të kushtëzuar në kohëzgjatje prej 1 viti, dënim i cili nuk do të ekzekutohet përveç nëse e njëjta kryen ndonjë vepër tjetër penale.

E njëjta kishte pranuar në tërësi fajësinë në seancën e fillestare, raporton vezhguesi.com

Ndryshe Adelina Muja si kryesuese e klasës, e dërguar nga PDK për të mbrojtur votën e kësaj partie, ajo dëmtoi më së shumti atë, pavarësisht që edhe burri i saj, pra vëllai i Armend Mujës, Gazmendi, ishte asamblist i PDK-së në Mitrovicë dhe këshilltar i Dhurata Hoxhës në qeverinë e PAN-it.

Kujtojmë se familja e Muja është sui generis sa i përket llojllojshmërisë së partive që bëjnë pjesë, kështu Armend Muja deputet i VV-së dhe kryetari i qendrës së VV-së në Mitrovicë, vëllai i tij Gazmend Muja ish asamblisti i PDK-së në Mitrovicë dhe këshilltar në qeverisjen e PAN-it, motra e tyre, Adelina Muja Brahimi ishte kandidate e VV-së për asamble në Mitrovicë dhe e dënuara për keqpërdorim me vota tashmë me vendim gjyqësor Adelina Muja, kunata e Armend Mujës, ishte kandidate e Partisë së Drejtësisë për asamble në Mitrovicë.

JU REKOMANDOJMË

PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

PDK pret që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve
18/03/2026 - 21:23

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se pret që Gjykata Kushtetuese e Kosovës të shpallë dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit...

Më shumëDetails

Ymeri e LDK-së thotë se ZRRE-ja pritet të vendosë në këtë muaj për vazhdimin e licencës së EFT-së

Ymeri e LDK-së thotë se ZRRE-ja pritet të vendosë në këtë muaj për vazhdimin e licencës së EFT-së
18/03/2026 - 21:20

Janina Ymeri, deputete e LDK-së ka thënë se gjatë Marsit 2026 pritet të vendoset nëse ZRRE-ja do të vazhdojë licencën e EFT ose të Vuk Hamiviç, i cili...

Më shumëDetails

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku

AAK nuk u ftua në takimet për Presidentin, Gjini: S’e kemi pasë në plan me shku
18/03/2026 - 21:17

Kryeministri Albin Kurti nuk e ka ftuar Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës në takime për çështjen e Presidentit.E në lidhje me këtë, Ardian Gjini nga AAK, sonte në...

Më shumëDetails

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë

Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në këtë kohë
18/03/2026 - 21:04

Në kushtet e sfidave të sigurisë në rajon dhe në botë, rritja e investimeve në Forcën e Sigurisë së Kosovës shihet si e domosdoshme. Institucionet e vendit kanë...

Më shumëDetails

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten
18/03/2026 - 21:01

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale kohore me diell. Në zonat malore mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore. Era do...

Më shumëDetails

Arifi: Kurti e tradhtoi Luginën, rrenc më të hapur se ky njeri dhe kjo parti nuk ka pas shqiptaria

Arifi: Kurti e tradhtoi Luginën, rrenc më të hapur se ky njeri dhe kjo parti nuk ka pas shqiptaria
18/03/2026 - 20:53

Ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka shkruar se Albin Kurti e ka tradhtuar Luginën. Ai tutje e ka quajtur “rrenc” Kurtin dhe partinë e tij. Postimi i...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Rashit Qalaj konfirmon postin e ri

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë