
Një person është arrestuar sot pasi goditi me kamion për vdekje një person tjetër pasditën e së premtes, në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, fshati Maxhunaj.
Lajmin e ka bërë të ditur Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti, i cili ka thënë se është bërë identifikimi i të dyshuarit për përfshirjen në aksident trafiku që përfundojë me fatalitet, njofton Veriu Info.
Sipas njoftimit me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit m/sh/k, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Gazeta Veriu Info ka siguruar edhe pamje të rënda nga vendi i ngjarjes, Maxhunaj në Vushtrri:
Njoftimi i plotë:
Arrestohet i dyshuari për përfshirje në aksident trafiku me fatalitet
Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për përfshirje në aksident trafiku me pasojë fataliteti i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull kosovar.
Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit m/sh/k, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
A Zahiti












