Ragip Xhaka, kryetar i PDK-së dega në Zvicër, ka reaguar pas njohjes së pasaportës së Kosovës nga Spanja.
Xhaka përmes një postimi në “Facebook” krahasoi Hashim Thaçin me Albin Kurtin për njohjet dhe anëtarësimet në organizata ndërkombëtare.
“LIDERI Hashim Thaçi ia siguroi Kosovës mbi 100 njohje dhe 100 anëtarësime në organizata ndërkombëtare e Kurti asnjë njohje e asnjë anëtarësim, por sanksione amerikano-evropiane. Thaçi punoi shumë e foli pak. Kurti punoi pak e foli shumë!“, tha Xhaka.
Xhaka tutje tha se nga 100 njohje për një mandat, në 0 njohje dhe njohja e pasaportës duket mrekulli historike.
“VV e shet si fitore historike njohjen e pasaportës nga Spanja, ndërsa pasaportën e Kosovës njeh edhe Kina. Sa ka rënë standardi. Nga 100 njohje për një mandat, në 0 njohje për një mandat dhe njohja e pasaportës duket mrekulli historike”, shkroi Xhaka.













