Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Haxholli: Serbia nuk arreston por kidnapon, vret dhe kriminalizon

07/01/2024 - 15:31
në Kryesore, Lajme
A A
Arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Haxholli: Serbia nuk arreston por kidnapon, vret dhe kriminalizon
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli ka reaguar pas arrestimit të ish-pjesëtarit të UÇK-së në Merdar, Hasan Dakajt.

Haxholli ka thënë se në kontektsin e së drejtës dhe praktikave ndërkombëtare, këto arrestime cilësohen si kidnapim.

“Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon. Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton. Serbia gënjen, Serbia monton. Serbia vret, Serbia kriminalizon. Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë”, shkroi ai.

Më tutje, ai ka thënë se Serbia po abuzon me të drejtën ndërkombëtare.

“Duke qenë kështu, në mungesë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka për obligim ndërkombëtarë, që për çfardo pretendimi për periudhën e okupimit klasik të Kosovës, qytetarët e ndaluar, lexo: të kidnapuar, në territorin e saj, duhet t’i shoqëroj dhe t’i kthejë në pikat kufitare me Kosovë. E kundërta po ndodh, dhe kjo është abuzim me të drejtën ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Shkrimi i plotë i Haxhollit:

Serbia nuk arreston, Serbia kidnapon.

Serbia nuk gjykon, Serbia persekuton.

Serbia gënjen, Serbia monton.

Serbia vret, Serbia kriminalizon.

Të jemi të qartë, në kontekst të së drejtës së aplikuar dhe praktikave ndërkombëtare, statusi i Hasan Dakaj, i Nezir Mehmetit, dhe i kujtdo që ndalohet dhe arrestohet në Serbi, cilësohet si kidnapim. Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur kurrë, nuk do të ketë asnjëherë.

Duke qenë kështu, në mungesë të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kjo e fundit ka për obligim ndërkombëtarë, që për çfardo pretendimi për periudhën e okupimit klasik të Kosovës, qytetarët e ndaluar, lexo: të kidnapuar, në territorin e saj, duhet t’i shoqëroj dhe t’i kthejë në pikat kufitare me Kosovë. E kundërta po ndodh, dhe kjo është abuzim me të drejtën ndërkombëtare.

Përtej kësaj, nga eksperienca e ime nga monitorimi i proceseve gjyqësore ndaj të kidnapuarve shqiptarë në Serbi, proceset gjyqësore janë një lloj riinskenimi i proceseve mesjetare, të cilave duhet t’ja kishin zili edhe producentët e dokumentarëve Netflix.

Për aktakuzën, gjykatave nuk i’u duhet baza ligjore. Me skenare, instrukcione dhe projeksione afatgjata politike, gjykatave në Serbi ju duhet vetëm një emër dhe mbiemër shqiptar. Asgjë më shumë. Sa për dosje, e bëjnë sa çelë e mbyllë syt. I kanë me dhjetëra mijëra. Kosova është dosja e tyre e preferuar. Nëse ju duhen pamje, e gjejnë një foto a xhirim të ndonjë ish pjestari të UÇK-së, i cili gjason me personin e akuzuar, pastaj e porosisin një vlerësim, gjoja forenzik. Vlerësuesit i porosisin që para gjyqit të vijnë më konstatimin që nuk janë të sigurtë 100%, por që disa nga pjesët e fytyrës së të akuzuarit gjasojnë me pamjën në foto. Ping – pongu i tyre me dëshmi dhe me dëshmitarë është cinik, fyes dhe i pafund. Në mesokohë, trupi gjykues dhe aktakuza ndërtojnë pretendimet, pyetje, konstatime, konkludime. Në gjykatë, në komunikim, shpesh e ngatërrojnë avokatin mbrojtës me të akuzuarin, gjoja për t’i disiplinuar për procesin, seriozitetin e tij.

Për shqiptarët e Republikës së Kosovës, Serbia është një ‘burg’ i hapur, ku qarkullimi në këtë territor mund të përfundoj në çdo moment në burgjet ku mbyllen dyert. Përveç kidnapimit dhe proceseve farsë, me të cilat synon ta devijoj një periudhë, një histori të gjenocidit në Kosovë, Serbia nuk ofron asnjë siguri fizike as juridike.

Mungesa e kësaj sigurie buron nga urrejtja që kjo krijesë ka kundër çfardo që frymon shqip. Kidnapimet janë refleks impulsiv me të cilin forcat e errëta, dikur okupuese, ëndrrojnë ta rindërtojnë dhe rikthejnë historinë.

Shkrimtari serb emrin të cilit nuk dua t’ia përmend këtu, D. C. ka folur për rëndësinë që ka gënjeshtra, lexo: mashtrimi, për Serbinë. Por për ta kuptuar thellësinë e kësaj skizofrenie politike, njeriu duhet ta përcjellë një proces gjyqësor kundër një të akuzuari shqiptar.

Para një gjyqi në Serbi, kurrë nuk do të deklarohesha për asgjë, përpos se jam shqiptar. Me automatizëm për gjyqet e tyre, kjo do të më ngarkonte me fajësi!

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë