Doris Kopaci, një nga tre shqiptarët e dhunuar në Mal të Zi, ka folur për mediat pas incidentit të rëndë.
Kopaci ka thënë jashtë kamerave, se sulmi ka ndodhur pa pasur një provokim ose fjalë nga ana e tyre kundrejt dhunuesve. Ai thotë se ata i kanë ndaluar duke i dhunuar.
Kopaci pohon se janë dhunuar me sende të forta në kokë dhe në trup. Ai thekson se ka marrë vetëm dy goditje, ndërsa shokët e tij kanë më shumë plagë.
Kopaci shton se nuk kanë mundur të reagojnë dhe nuk kanë kthyer mbrapsht sulmin drejt dhunuesve në asnjë moment.












