Në anën tjetër, Shaip Kamberi, i cili u rizgjodh përsëri në postin e deputetit atje, beson se presioni ndërkombëtar do ta shtyejë presidentin Vuçiq drejt finalizimit të marrëveshjes me Kosovën.
“Unë besoj se BE dhe ShBA do të forcojnë presionin mbi të për të marrë anë me Perëndimin e me këtë edhe të arrijë Marrëveshjen finale me Kosovën. Do të jetë niveli i presionit që do t`i ushtrohet, përcaktues, se si do të sillet Vuçiq në raport me Kosovën”, deklaroi Kamberi për “Front Online”.
Rizgjedhja e Vuçiqit, për të, nuk ishte kurrfarë befasie.
“Njē opozitë e këtillë nuk ka pasur gjasa ta rrezikojë”, theksoi Kamberi për “Front Online”.
Në Serbi janë mbajtur tri palë zgjedhje të dielën: presidenciale, parlamentare dhe lokale në 12 komuna.













