Një veturë luksoze pa targa ka qarkulluar sonte në pjesën veriore të Mitrovicës.
VeriuInfo ka siguruar foton e kësaj veture duke qarkulluar në rrugët e veriut të Mitrovicës, më saktësisht në afërsi të rrethit pranë bustit të ‘Car Lazarit’.
Qytetarët shqiptarë që banojnë në atë zonë, tregojnë se janë shqetësuar nga qarkullimi i kësaj veture, raporton VeriuInfo.
Ata kanë bërë apel nga policia që të marrin masa operative për identifikimin e kësaj veture pa targa./VeriuInfo













