Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Institucionet e Kosovës i hapin rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri, iniciuesit serbë nuk lajmërohen

10/01/2024 - 08:59
në Kryesore, Lajme
A A
Institucionet e Kosovës i hapin rrugë peticionit për shkarkimin e kryetarëve në veri, iniciuesit serbë nuk lajmërohen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Institucionet e Kosovës i kanë hapur rrugë serbëve për organizimin e peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në komunat veriore të Kosovës.

Prej datës 22 dhjetor, kur edhe ka filluar afati, ende nuk ka ndonjë lëvizje nga ana e iniciuesve serbë.

Kuvendet komunale të komunave veriore janë në pritje të tyre.

Nga komuna e Zubin Potoku thonë se i kanë kryer obligimet e veta.

Kryesuesi Vedat Mehmeti ka thënë se po e presin grupin iniciues për caktimin e vendit se ku do të mbahet mbledhja e nënshkrimeve.

“Prej datës 22 dhjetor ka fillu afati prej 30 ditësh, ju kam lajmëru që duhet vendin me caktu ku me mbajt. Ministria e ka kry punën e vet, na e kanë dhënë materialin, ne ua kemi dorëzuar atyre, ne presim prej grupit iniciues për caktimin e vendit për mbledhjen e nënshkrimeve”, u shpreh ai.

E njëjta situatë është edhe në Zveçan.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Selvete Kelmendi ka thënë që mbetet në dorë të iniciuesve të mbledhin nënshkrimet.

“Na si ekip e kemi kryer detyrën tonë. Peticioni ka fillu me tri nënshkrimet e tre anëtarëve me të drejtë vote në komunën e Zveçanit të cilët janë të komunitetit serbë. Detyra jonë ka qenë që të dërgojmë në KQZ dhe MAPL, ne e kemi dërguar tash mbetet tek ata të mblidhen nënshkrimet e duhura”, u shpreh ajo për Front Online.

Në Mitrovicë të Veriut, organizimin e peticionit e ka marr përsipër Iniciativa Qytetare.

Por, nga këta të fundit, Kuvendi komunal nuk ka marr ende asnjë përgjigje, pavarësisht që kanë kërkuar një të tillë.

Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nexhat Uglanin, ka thënë se janë duke i pritur ende.

“Ne e kemi kryer obligimin tonë sipas udhëzimit administrativ, ua kemi dhënë informatat dhe e kanë nënshkruar ata dhe e kanë marrë përsipër për me i kry obligimet sipas udhëzimit administrativ, me mbledh peticionin, por ata janë të obligueshëm me lajmëru kuvendin për hapësirën publike, ata ende se kanë bërë këtë, unë po i pres. Sepse udhëzimi administrativ është që si iniciativë janë të obligueshëm jo kryesuesin, por Kuvendin komunal për lejimin e hapësirës publike ku do të mblidhet peticioni, e ata ende se kanë bërë këtë”, u shpreh ai.

E, nëse nuk lajmërohen për caktimin e vendit deri më datën 22 janar, Uglanin tha që do t’i njoftoj ministrinë për këtë.

Ai thotë që do të veprojnë sipas udhëzimit administrativ.

“Unë po i pres, ata e kanë afatin që nëse nuk lajmërohen deri më datën 22, me vazhdu afatin edhe 15 ditë, unë do t’i njoftoj Ministrinë e Pushtetit Lokal që ende s’u njoftu kryesuesi i Kuvendit për hapësirën publike që Iniciativa qytetare që e ka marr përsipër për mbledhjen e peticionit. Sipas udhëzimit administrativ ne jemi të obligueshëm që 20%, pra 3640 nënshkrime, ata kanë thënë që do t’i bëjnë deri 4 mijë, ne i presim deri më 22 janar kemi afat kohor sipas udhëzimi administrativ”, ka thënë ai

Ish-Kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, është shprehur skeptik se do të ketë peticion për shkarkimin e kryetarëve të komunave veriore të Kosovës.

Kjo për shkak, sipas tij, të qëllimeve politike që i kanë Kosova e Serbia.

Baraliu thotë se Vuçiqi nuk dëshiron të mbahen zgjedhjet në Veri, pasi që obligohet t’i zbatoj marrëveshjet.

“Aty kemi konfrontime të politikave dhe të qëllimeve. E para është ajo e quajtura shoqëri civile, e cila është në fakt e dirigjuar nga Beogradi, bashkë me listën serbe, dhe ata të shoqërisë civile. E dyta është që Beogradi nuk dëshiron realisht të ketë zgjedhje dhe nuk dëshiron që të ketë kthim në institucione sepse mandej duhet me i kry obligimet për të dyja marrëveshjet, Vuciqi me partinë e tij me zbatu dhe nuk dëshiron me zbatu, edhe për Asociacionin përsëri nuk dëshiron”, ka thënë ai.

Përveç Beogradit, për Baraliun këto zgjedhje nuk dëshirojnë të mbahen as nga Qeveria.

Sipas tij, këta të fundit nuk janë të interesuar të harmonizohen.

“Është tjetër front i Qeverisë që nuk është e interesuar për zgjedhje atje, është i interesuar që këta njerëz të jenë deri në zgjedhjet lokale kur do të mbahen në vitin e ardhshëm. Dhe është gjithsesi popullata, dikush është i politizuar shumë dhe nuk dëshiron të nënshkruajë që të ketë koordinim, ka kundërshtime të grupeve të ndryshme të interesit, grupeve të ndryshme politike pas ngjarjes së 24 shtator, tani aty janë krijuar iniciativa politike, iniciativa qytetare, është një mish-mash që nuk po munden të harmonizohen, dhe nuk ka të interesuar të harmonizohen, aq më tepër kur Qeveria po e sheh që nuk ia heqin sanksionet”, ka thënë ai

Kryetarët shqiptarë janë vendosur në objektet komunale në veri në fund të majit të vitit të kaluar, hap që ka nxitur protesta të serbëve lokalë.

Ata i kanë fituar zgjedhjet e mbajtura në prill, të cilat janë bojkotuar nga serbët atje. /Frontonline

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë