Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Alarmon Rrahman Jasharaj: 300 mësimdhënës morën pushim pa pagesë, po rrezikohet sektori i arsimit

11/01/2024 - 12:12
në Kryesore, Lajme
A A
Jasharaj: Mësimdhënësit nuk kanë faj që ikin jashtë vendit, janë ofenduar e fyer – kushtet e punës nuk janë të shekullit XXI
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK),  Rrahman Jasharaj paralajmëron rrezik për gjendjen në arsim, për shkak se një pjesë e konsiderueshme e mësimdhënësve kanë kërkuar pushim pa pagesë për një vjet.

Ai në një intervistë dhënë për Gazeta Blic ka theksuar se numri i mësimdhësve që kanë kërkuar pushim pa pagesë është rreth 300.

‘’Duket se edhe sektorin tonë e ke prekur liberalizimi. Pasi që mediat vitin e kalur e kishin prekur si temë, ne i angazhuam kryetaret që kemi në nivele komunale, të  shohin pak nga afër dhe të na mundësojnë që të kemi shifra qoftë dhe jo zyrtare, sepse shifrat zyrtare i kanë drejtoritë arsimore, ngase kolegët e m’i për pushimin 1 vjet pa pagesë i drejtohen  drejtorive arsimore. Ata janë punëdhënësit e tyre dhe ne na doli një numër që nuk mundet të jetë krejt i saktë, sepse nuk është zyrtar”, tha ai.

Sipas tij, në Kosovë janë bërë rreth 300 kërkesa për pushim pa pagesë.

“Nuk e mohojë se një pjesë e tyre mund të kenë arsyje të tjera, por frika te ne në SBASHK ekziston se mund të këtë kërkesa për pushim një vit, në menyrë që ata, kolegët e m’i, ta provojnë  fatin qoftë në vende të botës, qoftë dhe në sektorë të tjerë në Kosovë’’ tha Jasharaj.

Sipas tij, një nga arsyet pse mësimdhënësit po kërkojnë pushim pa pagesë është e paga e ulët.

“Ligji për Paga ka sjellë pakënaqësi të mëdha tek një pjesë e tyre, por dhe vendimi që koficenti të shtohet vetëm për 5 euro, nga 105 në 110 e shtoi këtë  zhgënjim”, thotë kryesindikalisti i arsimit.

Ai tregoi se ngritja e pagave në janar do të jetë diku 28 euro. Por, shton ai, puntorët e arsimit kanë pritur shumë më tepër nga Ligji i Pagave, derisa sipas tij, nga ana tjetër ata po punojnë në kushte që nuk janë të shekullit  21, punojnë me shkumsa dhe shpuza.

Jashari thotë se mësimdhënësit janë të pambrojtur dhe të papërkrahur, prandaj, shton ai, ata tentojnë ta gjejnë veten diku tjetër jashtë Kosovës.

“Nga ana tjetër, një kohë të gjatë figura e mësuesit ka qenë e fyer. Disa analistë në thojza kanë dhënë vlerësime të pabazuara se këta nuk janë punëtorë, dhe po pëgatisin analfabetë, nga ana tjetër kishte dhe presione të tjera, të them të vërtetën se edhe disiplina në shkollë ka rënë”, tha ai.

”Shkolla ka mbetur e pambrojtur, mësuesi i papërkrahur dhe mbase këta njerëz do të provojnë fatin që të  shkojnë diku tjetër, ta gjejnë vetveten, dhe ky numër 300 që kemi jo zyrtarisht, mund të jetëdhe me i madh, por që Drejtoritë Komunale të Arsimit i kanë shifrat zyrtare’,’ tha Jasharaj.

“Një kohë mund të vijë situata që të kemi mungesë të kuadrit arsimor. Nga ana tjetër, nga leximet nga mediat që kam parë dhe interesimi për Fakultetin e Edukimit ka rënë dukshëm, që nënkupton që në të ardhmën do të kemi kuadaro më pak të përgatitura. Po edhe në fakultetet tjera, bie fjala në Gjuhë Shqipe dhe Letërsi, lexova që atje kishte 5- 6 të interesuar që është një tmerr në vete. Nëse këto dy gjëra na lidhen: interesimi shumë i vogël tani për Fakultetin e Edukimit, që prodhon kuadro për arsim dhe fakultet tjera, që prodhojnë kuadro direkte për lëndë te caktuara, dhe një ikje nëse bëhet trend, atëherë ne do kemi mungesë në sektorin e arsimit’’ tha ai për Gazeta Blic.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë