Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja i pranon si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur

11/01/2024 - 17:38
në Kryesore, Lajme
A A
Specialja i pranon si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Michael Doyle, zëdhënës i Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, përmes platformës online “Zoom”, ka thënë se në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Kranisiqit është miratuar pjesërisht kërkesa e Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) që të pranohen si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera.Në konferencën për informimin javor të datës 11 janar 2024, Doyle ka thënë se kjo kërkesë përfshinte edhe deklaratat e disa dëshmitarëve që tashmë kanë vdekur.

“Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 15 dhjetor, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për të pranuar si prova deklaratat me shkrim të disa dëshmitarëve, përfshirë të dëshmitarëve që kanë dhënë dëshmi në çështje të tjera dhe më pas kanë vdekur”, ka deklaruar Doyle.

Zëdhënësi i DhSK-së ka thënë se Ligji i DhSK-së përcakton se dëshmitë e dhëna në TPNJ dhe në gjykata të Kosovës mund të pranohen në gjykime.

“Ligji i DHSK-së, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, përcakton se dëshmitë e dhëna para TPNJ-së dhe gjykatave të Kosovës mund të pranohen në gjykime. Në përputhje me këtë, Rregullorja e Procedurës dhe Provave e përcakton se dëshmitë me shkrim të personave që ndërkohë kanë vdekur mund të pranohen në qoftë se gjykatësit binden se “deklarata, incizimi ose transkripti është prima facie i besueshëm…” Si me të gjitha llojet e provave, u takon gjykatësve gjatë gjykimit të përcaktojnë peshën dhe vlerën e këtyre deklaratave në kontekstin e çështjes gjyqësore në përgjithësi”, ka thënë Doyle duke theksuar se me 18 dhjetor, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi dhe të tjerët autorizoi Prokurorinë t’i bënte redaktime të mëtejshme një prove shfajësuese, siç e lejon Rregullorja, për mbrojtjen e një dëshmitari.

Duke folur për zhvillimet në këtë çështje gjyqësore, Doyle ka thënë se me 15 dhjetor trupi gjykues urdhëroi vazhdimin e paraburgimit për Thacin dhe Veselin

“Për të dy të akuzuarit, gjykatësit konstatuan se ekziston ende rreziku se do të pengojnë ecurinë e procesit dhe të kryejnë krime të tjera kundër atyre që konsiderohet se janë kundër UÇK-së, ku përfshihen dëshmitarët që kanë dhënë ose mund të japin dëshmi në këtë çështje. Trupi Gjykues është i mendimit se këto rreziqe mund të zvogëlohen vetëm me anë të kornizës së monitorimit të komunikimeve që përdoret në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara, përfshirë masat e urdhëruara rishtazi nga Trupi Gjykues”, ka thënë zëdhënësi i DHSK-së, raporton Betimi për Drejtësi.

Ai ka deklaruar se me 19 dhjetor trupi gjykues në çështjen Thaci dhe të tjerët miratoi pjesërisht kërkesën e mbrojtjes se Krasniqit dhe Selimit për të apeluar një vendim të mëparshëm që lidhet me disa deklarata të mëparshme të të akuzuarve të pranohen si prova.

“Më 19 dhjetor, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesat nga Mbrojtja e Krasniqit dhe Mbrojtja e Selimit për të apeluar një vendim të mëparshëm lidhur me atë nëse disa deklarata të mëparshme të të akuzuarve mund të pranohen si prova. Kryetarja e Dhomave të Specializuara caktoi gjykatësen Mishelë Pikar, gjykatësin Emilio Gati dhe gjykatësen Nina Jorgensen në Panelin e Gjykatës së Apelit për të vendosur në lidhje me këto aspekte”, ka thënë Doyle.

Gjithashtu, ai ka thënë se trupi gjykues ka vendosur edhe mbi ankesat e paraqitura nga Selimi e që pastaj iu bashkuan edhe Thaci e Veseli lidhur me zbatimin e vendimit të 1 dhjetorit për modifikimin e kushteve të paraburgimit për tre nga ata.

“Më 20 dhjetor 2023, Trupi Gjykues vendosi mbi ankesat e paraqitura nga z. Selimi (të cilave iu bashkuan z. Thaçi dhe z. Veseli) në lidhje me zbatimin e Vendimit të Trupit Gjykues të 1 dhjetorit për modifikimin e kushteve të paraburgimit për tre të akuzuarit. Trupi Gjykues e refuzoi kërkesën si të parakohshme, duke theksuar se këto kërkesa i dorëzohen fillimisht drejtpërdrejt Administratores dhe, në qoftë se refuzohen, të paraburgosurit mund të kërkojnë rishikim gjyqësor të vendimit të Administratores nga Trupi Gjykues”, ka deklaruar Doyle duke theksuar se seancat e radhës në këtë çështje gjyqësore do të fillojnë nga 15 janari.

Ai po ashtu ka thënë se katër seanca që janë planifikuar që të zhvillohen për në shkurt në këtë çështje gjyqësore janë anuluar.

“Katër seanca që më parë ishin planifikuar të zhvilloheshin në shkurt në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët u anuluan, pas një kërkese nga Mbrojtja e Veselit. Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja paraqiti arsye të vlefshme për të bërë një ndryshim të vogël të kalendarit, për të siguruar që aftësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për pyetjet e dëshmitarëve të ardhshëm të mos cenohej nga vdekja e papritur kohët e fundit enjë prej bashkëmbrojtësve të ekipit”, ka deklaruar Doyle duke shtuar se me 3 janar, administratorja informoi trupin gjykues për miratimin e avokatës Kerrie Ann Rowan si bashkëmbrojtjese e Kadri Veselit.

Ndërsa, në çështjen gjyqësore ndaj Haxhi Shalës është vendosur që gjuha e punës të jetë anglishtja. Doyle ka theksuar se në konferencën e parë për ecurinë e çështjes ndaj Haxhi Shalës, ky i fundit u deklarua i pafajshëm për tri akuzat e paraqitura në aktakuzën ndaj tij.

Sipas Doyle, në po të njëjtën çështje gjyqësore, me 19 dhjetor u mor vendim kornizë mbi nxjerrjen e provave dhe çështjeve të lidhura me të e që u caktuan disa afate për këtë proces që ndryshe njihet si nxjerrja e provave.

Doyle ka njoftuar se me 14 dhjetor gjykatësi i procedurës paraprake me 14 dhjetor urdhëroi prokurorin që të dorëzojë aktakuzën e përbashkët për Haxhi Shalë, Ismet Bahtjarin dhe Sabit Januzin brenda 12 janarit 2024. Po ashtu, ai njoftoi se si avokat mbrojtës i Januzit u emërua Jonathann Elistan Riss, mbrojtës i Bahtjarit u emërua Felicity Gerry si dhe për Haxhi Shalën u emërua si mbrojtës, avokati Toby Cadman.

Zëdhënësi i DhSK-së, ka njoftuar se seancat për çështjen gjyqësore ndaj Pjetër Shalës kanë filluar këtë javë. Ai ka thënë se të martën dhe të mërkurën u dëgjua dëshmitari i 10-të i Mbrojtjes, Safet Gashi. Ai shtoi se gjatë seancave në gjykimin ndaj Pjetër Shalës u dhanë edhe disa urdhra.

“Seancat në çështjen Pjetër Shala rifilluan këtë javë. Dëshmitari i 10-të i thirrur nga Mbrojtja, Safet Gashi, dha dëshmi pa masa mbrojtëse, të martën dhe të mërkurën. Gjatë seancës së djeshme, gjykatësit dhanë disa urdhra me gojë, një prej të cilëve kishte të bënte me një kërkesë të Mbrojtjes për të shtuar aktekspertizën e një psikologeje në listën e provave materiale në këtë çështje gjyqësore dhe për ta thirrur atë të japë dëshmi në sallën e gjyqit. Trupi Gjykues urdhëroi që dëshmitarja dhe aktekspertiza, për të cilat Trupi Gjykues konstatoi se janë relevante për përcaktimin e dënimit në rast se i dënuari shpallet fajtor, të shtohen në listën e dëshmitarëve dhe të provave të Mbrojtjes. Sidoqoftë, gjykatësit rrëzuan kërkesën që ajo të japë dëshmi në sallën e gjyqit. Në të njëjtën çështje gjyqësore, më 9 janar Trupi Gjykues lëshoi vendimin e pestë mbi redaktimet e transkripteve, ku përfshihej riklasifikimi si publik i disa pjesëve të seancave gjyqësore që u mbajtën në seancë private mes datave 23-25 tetor”, ka deklaruar Doyle./BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë