
Rruga ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë ka filluar prej rreth një viti të rregullohet, ku edhe janë vendosur shirita rrugor për automjete, biçikleta, motoçikleta, si dhe parkingje në skaj të saj.
Por duket se shoferët mitrovicas nuk po mund të pajtohet me zbatimin e rregullave në komunikacion, as në këtë rrugë të sapo asfaltuar.
Lexues të VeriuInfo kanë dërguar foto, ku shihet një kamionetë duke u kthyer në mes të rrugës për anën e kundërt në mënyrë të palejueshme.
Për më tepër, kthimi i kësaj kamionete është bërë pikërisht në vendkalimin e këmbësorëve, duke krijuar rreziqe për kalimtarët dhe shkelje flagrante të rregullave në komunikacion.












