Ishte shkarkuar nga pozita e drejtorit të Financave në komunën e Mitrovicës së Veriut, por kjo nuk paraqiti asnjë pengesë që Shukri Gashi të zgjedhet sot Zyrtar Kryesor Financiar i ndërmarrjes “Trepça”, shkruan Gazeta Online Veriu.info.
Anëtari i Vetëvendosjes u zgjodh sot në njërën nga pozitat më të rëndësishme në menaxhmentin e Trepçës.
Gashi ishte shkarkuar në korrik të vitit të kaluar nga pozita e drejtorit të Financave në Mitrovicën Veriore, nga bashkpartiaku i tij, kryetari i komunës Erden Atiq.
Madje në vendimin e korrikut 2023 thuhej se Gashi shkarkohet nga kjo pozitë për shkak të mospërmbushjes së detyrave të punës.
Madje Gashi në një prononcim për Gazetën Online Veriu.info kishte deklaruar se pati dhënë dorëheqje gjë që doli e pavërtetë.
E krejt kjo situatë nuk e ndaloi fare Gashin që të marrë pozitë të rëndësishme në ndërmarrjen Trepça./Veriu.info/













