Një aksident ka ndodhur sot gjatë ditës në afërsi të Klinës, ku si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një i lënduar, raporton GazetaBlic.
Konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i cili tha se aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një kamioni.
Gashi nuk ka dhënë më shumë detaje se si ka ardhë deri të ky aksident.
“Rreth orës 12:52, ka ndodhur një aksident në magjistralen Klinë- Gurakoc, në fshatin Krushevë e Vogël. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një veturë dhe një kamion. Për vozitësin e automjetit, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen, ndërsa vozitësi i kamionit ka pësuar lëndime”, ka theksuar Gashi.












