Deputetja e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka marrë pjesë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), i cila po mbahet në Namur të Belgjikës.
Ajo me këtë rast i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian për heqjen e masave ndaj Kosovës, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Rrezarta Krasniqi:
Në cilësinë e kryetares së Komisionit për Integrim Evropian, sot mora pjesë në takimin e Kryetarëve të Komisioneve Parlamentare për Çështjet e Bashkimit Evropian të Parlamenteve të BE-së (COSAC), i cila po mbahet në Namur të Belgjikës.
🟢Shpreha optimizëm që Bashkimi Evropian gjatë presidencës belge do ta ketë parasysh Kosovën dhe ti jap statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE, për çka kërkova mbeshtetjen e shteteve anëtare të BE-së
🟢Bashkimit Evropian i bëra thirrje për heqjen e masave ndaj Kosovës
🟢Pesë shteteve anëtare të BE-së që ende nuk e kanë njohur Kosovën, u bëra thirrje ta njohin shtetësinë sepse ka ardhur koha që ato të ndryshojnë qendrimin e tyre.
Po ashtu, gjatë zhvillimit të punimeve të COSAC-ut u takova me përfaqësues të ndryshëm të parlamenteve të shteteve anëtare të BE-së, por edhe të institucioneve të BE-së.















