
Dy persona janë lënduar pas shpërthimit të një granate dore në Mitrovicën e Veriut
Sonte rreth mesnatës ka shpërthyer një granatë dore pjesën veriore të Mitrovicës në afërsi të udhëkryqit afër Fakultetit Teknik, raporton Veriu.info
Nga shpërthimi i kësaj granate janë lënduar dy persona dhe disa vetura kanë pësuar dëme.
Veriu.info mëson se dy të lenduarit janë të nationalitetit serb.
Njësitet e policisë kanë rrethuar zonën për zhvillimin e hetimeve.
Rreth orës 01:30 në vendngjarje kanë arritur edhe njësia e deminimit e policisë, për të kontrolluar zonën.
Në lidhje me ngjarjen ka folur për media edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Rreth orës 23:50, dyshohet se ka shpërthyer një granatë dore te hoteli ‘Bisevac’ në Mitrovicë të Veriut. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar 7 vetura dhe dy persona janë lënduar, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda, por jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin”, ka thënë Elshani.










