Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Trusti e mbyll vitin me bilanc pozitiv për 87.7 milionë euro

16/01/2024 - 14:03
në Ekonomi
A A
Trusti e mbyll vitin me bilanc pozitiv për 87.7 milionë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës e përmbylli vitin 2023 me plus 87.7 milionë euro kthim bruto nga investimet.

Kanë bërë të ditur përmes një komunikate zyra për informim e FKPK-së.

” Ky ishte viti i 19-të, nga gjithsej 22 vite të operimit, ku institucioni del me rezultat pozitiv nga investimi i kursimeve pensionale. Kjo shpiu në plus 750 milionë euro kthim të gjithmbarshëm bruto prej themelimit.

Arkëtimi i kontributeve të reja në 2023-shin, në vlerë 286 milionë euro, pasqyron një rritje rekorde krahasuar me vitin paraprak, si në vlerë nominale (+44 milionë euro) por edhe si përqindje (+18.2%).

Kontributet e reja, bashkë me kthimin në investime, ndryshe nga tërheqjet e kursimeve dhe tarifat, kanë kontribuuar pozitivisht që mjetet neto nën menaxhim të FKPK-së të rriten sivjet për +291 milionë euro dhe ta kështu tejkalojnë vlerën e 2.7 miliardë eurove”, thuhet në njoftim.

Më poshtë janë detajet me parashikime për këtë vit:

PORTOFOLI STANDARD

Performanca e investimeve për Portofolin Standard për vitin 2023 ishte +3.05% (2022: ‑5.54%; 2021: +10.65%). Synimi i këtij portofoli është që në afatgjatë ta tejkalojë indeksin e çmimeve të konsumit (ndryshe inflacionin) në Kosovë. Aktualisht çmimi i njësisë së këtij portofoli është ngritur për 67.6% prej themelimit, ndërsa inflacioni në Kosovë për 70.2%.

Bordi Drejtues, i emëruar në detyrë prej 13 korrikut 2023, e ka ruajtur përgjithësisht qasjen e ndërmarrjes së riskut të ulët në investimet e Portofolit Standard nga Bordi paraprak. Kjo meqë gjendja e përgjithshme ekonomiko-financiare dhe gjeopolitike ishte dukshëm e ngarkuar nga ngjarje me potencial të lartë të ndikimit negativ në performancën investuese. Kjo qasje pritet të rishikohet gjatë vitit 2024.

PORTOFOLI KONSERVATIV

Në Portofolin Konservativ kishim ngritje prej +3.47% të çmimit të njësisë për vitin 2023 (2022: +2.94%). Për shkak se investimet e këtij portofoli janë vetëm në fletobligacionet e Qeverisë së Kosovës ato nuk ndikohen nga ndryshimet në tregjet financiare, rrjedhimisht kanë stabilitet më të lartë. Kthimi bruto i këtij Portofoli nga fillimi (shkurt 2022) ka arritur në 5.1 milionë euro. Qëllimi i këtij portofoli është që të ruajë vlerën e kursimeve pensionale nga lëvizjet në tregjet financiare të kontribuuesve që janë shumë afër pensionimit dhe nuk mund të kenë kohë të mjaftueshme të rikuperimit nga luhatjet e forta negative në tregjet financiare globale.

PRITSHMËRITË PËR 2024

Ekziston një vlerësim që ngritja e përgjithshme ekonomike globale për vitin 2024 do të jetë rreth 2.4%. Ky parashikim vlerëson se kështu do të jetë viti i tretë rresht që ekonomia globale do të ketë regres në ngritjen ekonomike. Nën këto kushte, dhe në vlerësim të rreziqeve gjeopolitike në rritje, Bordi Drejtues i FKPK-së pritet të vazhdojë me vendime investuese që ndërmarrin risk të moderuar investues. Gjithsesi se vendimi më i rëndësishëm i vitit në vijim do të jetë inicimi i zbatimit të portofolit të tretë investues, për të cilin do të ketë njoftime të detajuara para fillimit të tij.

Tabela 3: Përmbledhje e treguesve kryesorë për 2022 dhe 2023

TREGUESI 2023 2022
Kthimi bruto për vitin (dyja portofolet) +€88 milionë -€122 milionë
Kthimi bruto prej themelimit +€750 milionë +€662 milionë
Mjetet neto nën menaxhim €2,700 milionë €2,400 milionë

Çmimi i njësisë – Portofoli Standard €1.6764 €1.6268*
Çmimi i njësisë – Portofoli Konservativ €2.1302 €2.0588*

Kontribute të arkëtuara për vitin €286 milionë €241 milionë
Pagesa të pensioneve për vitin €66 milionë €55 milionë
Të pensionuar gjatë vitit 7,703 7,131

Llogari të pjesëmarrësve 834,251 792,995
Llogari aktive për vitin 442,383 428,891

Mjete në tregjet globale €2,013,518,137 €1,689,250,011
Mjete në fletobligacionet e Kosovës €447,135,504 €553,752,102
Mjete në bankat në Kosovë €92,533,913 €137,916,925
Paraja e gatshme €149,901,531 €31,133,146

Tarifa për investime 0.32% 0.32%
Tarifa për operacione 0.05% 0.057%
*Portofoli Standard ka filluar më 1 gusht 2002 me çmimin fillestar €1.00 për njësi.

Portofoli Konservativ ka filluar më 16 shkurt 2022 me çmimin fillestar €2.00 për njësi.

JU REKOMANDOJMË

Happy Days në Neptun Zbritje deri në 60% vetëm më 17 shtator

Happy Days në Neptun Zbritje deri në 60% vetëm më 17 shtator
16/09/2026 - 13:39

Neptun Kosova sjell ofertën “Happy Days”, të enjten, më 17 shtator, me zbritje deri në 60% në një përzgjedhje të gjerë produktesh. Oferta vlen vetëm për një ditë...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin 7.3%, transporti shtrenjtohet më së shumti në gusht

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
12/09/2026 - 09:16

Çmimet e konsumit në Kosovë janë rritur ndjeshëm gjatë muajit gusht, duke shënuar një rritje vjetore prej 7.3 për qind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të...

Më shumëDetails

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik

Së shpejti kompleksi më i ri nga “Ariani Company”, në një lokacion fantastik
11/09/2026 - 18:52

Në një nga lokacionet më të veçanta dhe më atraktive të Vushtrrisë, në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, vargut të komplekseve të Ariani Company së shpejti do t’i shtohet...

Më shumëDetails

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro

​Paga mesatare në Shqipëri arrin në rreth 1 mijë euro
10/09/2026 - 12:54

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri arriti në 92 mijë e 150 lekë, ose rreth 1 mijë euro, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Në vlerën neto,...

Më shumëDetails

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin

Inflacioni në Kosovë arrin në 7,3% në gusht 2026, transporti dhe rryma prijnë shtrenjtimin
10/09/2026 - 12:17

Kostoja e jetesës në Kosovë ka vazhduar të rritet gjatë muajit të kaluar. Sipas të dhënave më të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), shkalla e...

Më shumëDetails

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator

Fituesit e javës së katërt të WINFEST janë shpallur – Emona Center drejt finales së madhe më 18 shtator
09/09/2026 - 15:58

WINFEST 2026 në Emona Center ka sjellë edhe fituesit e javës së katërt, duke e çuar në një tjetër nivel kampanjën e madheshpërblyese. Në këtë javë janë shpallur...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë