Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokuroria thotë se do të vërtetohet fajësia e zyrtarit të prokurimit në Mitrovicë, mbrojtja pretendon të kundërtën

16/01/2024 - 20:49
në Lajme
A A
Prokuroria thotë se do të vërtetohet fajësia e zyrtarit të prokurimit në Mitrovicë, mbrojtja pretendon të kundërtën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mitrovicë – Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, të martën është dhënë fjala hyrëse në shqyrtimin gjyqësor ndaj të pandehurit Haxhimet Ferati, i cili po akuzohet se në cilësinë e menaxherit të Zyrës së Prokurimit Publik në Komunën e Mitrovicës ka keqpërdorur pozitës apo autoritetit zyrtar.

Në fjalën hyrëse, prokurori i shtetit Sahit Tmava tha se kryerja e veprës penale nga i pandehuri do të provohet gjatë shqyrtimit gjyqësor, nga provat mbi të cilat është ngritur kjo aktakuzë, prova të cilat gjenden në propozim të aktakuzës, si dhe nga dëshmia e dëshmitares Florije Salihi.

Ndërsa mbrojtësi i të akuzuarit Ferati, avokati Armend Shkoza tha se prokuroria në aktakuzën e saj nuk ka saktësuar fare se cila është shkelja konkrete e dsipozitës ligjore që inkriminon të mbrojturin e tij, dhe se pretendimin e tillë e mbështet kryesisht në interpretimin e dhënë nga zyrtarja ligjore, në Departamentin e rregullave pranë Komisionit Rregullativ të Prokurorimit Publik .

“E vetmja ndalesë e cila konsiderohet e palejuar në kuptim të paragrafit 2 të nenit 38 të Ligjit për Prokurorimin Publik është se kontrata publike kornizë nuk mund të zgjatet apo të ripërtrihet, dhe kushtet e saj nuk mund të ndryshojnë, ndërsa lidhja e aneks kontratës nuk e ka zgjatur, as ripërtrirë, e as ndryshuar asnjë kusht të kontratës kornizë, dhe se lidhja e aneks kontratës mund të jetë vetëm objekt diskutimi i menaxhimit administrativ, mirëpo asnjëherë objekt i kundërligjshmërisë”, tha avokati Shkoza.

Tutje, avokati Shkoza tha se prokuroria ka vlerësuar në mënyrë paushalle përfitimin e pretenduar për kinse 220 mijë euro, derisa vlera e tërësishme e punëve të kryera sipas tij është 146 mijë e 450 euro.

“Me gabime të tilla, me mungesën e provave kredibile në ndërlidhje të gjendjes faktike, prova që e vërtetojnë argumentimin juridiko penal, prokuroria ka dështuar të provoj ekzistimin e dyshimit të bazuar”, ka thënë Shkoza.

Ndërkaq, i akuzuari Ferati tha se hetuesia ka bërë një gabim, pasi kur ka bërë pyetje në Komisionin Rregullativ të Prokurorimit Publik, ka pyetur vetëm se a është në kundërshtim me kontratat kornizë lidhja e aneks kontratës, dhe asnjë pikë tjetër nuk e ka cekë.

Ndërsa, gjykatësi Rrahman Beqiri i tha të akuzuarit se tha se këto pretendime mund t’i paraqet në fazën e mbrojtjes duke i mbështetur në prova, e jo në fjalën hyrëse.

Në këtë seancë ishte paraparë dëgjimi i dëshmitares, Florije Salihi, por në mungesë së saj seanca është ndërprerë.

Lidhur me mungesën e saj gjykatësi Beqiri tha se dëshmitarja Salihu ka qenë e ftuar përmes emailit, dhe pasi e njëjta nuk e ka konfirmuar pranimin e ftesës, gjykata ka kontaktuar përmes telefonit me institucionin në të cilin punon dhe është kuptuar se dëshmitarja nuk punon më në Komisionin Rregullativ të Prokurorimit Publik.

Ndryshe, sipas aktakuzës së ngritur më 2 tetor 2023, Haxhimet Ferati akuzohet se me datën 19 nëntor 2014, në pozitën e menaxherit të prokurimit publik pranë Drejtorisë së Prokurimit, në Komunën e Mitrovicës, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe duke tejkaluar autorizimet e tij, me qellim të përfitimit të kundërligjshëm të një dobie pasurore për vete ose tjetrin.

Aktakuza thotë se, në kundërshtim me ligjin LPP nr. 04L-042, i akuzuari Ferati ka lidhur aneks- kontratë me Operatorin Ekonomik NTP “Tropik” me të cilin ka pasur kontratë kornize tri vjeçare që nga data 15 prill 2013 e vlefshme deri më 15 prill 2016, me kontratë bazë ka lidhur aneks- kontratën me datën 19 nëntor 2014 në vlerë prej 200 e 20 mijë euro në kundërshtim me nenin 38 të LPP, i cili nenë nuk lejon lidhjen e aneks-kontratës në kontratat kornize.

Me këto veprime, sipas aktakuzës i akuzuari Ferati ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422, paragrafi 1 të Kodit Penal./BetimipërDrejtësi

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë