Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dëshmitari thotë se Salih Mustafën e ka takuar në Barilevë dy herë në prill të vitit 1999

06/04/2022 - 13:49
në Lajme
A A
Dëshmitari thotë se Salih Mustafën e ka takuar në Barilevë dy herë në prill të vitit 1999
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nazmi Vërbovci është dëshmitari i shtatë i mbrojtjes së Salih Mustafës, i cili sot para trupit gjykues në Hagë ka folur për takimet me të akuzuarin që sipas tij kanë ndodhur në pranverën e vitit 1999. Dëshmitari ka thënë se Mustafën e ka takuar në fshatin Barilevë në ditët e para të muajit prill dhe sipas tij takimi i dytë ka ndodhur më 20 apo 21 prill të atij viti. Ai ka thënë se në të dy rastet Mustafa kishte qëndruar në shtëpinë e tij në lagjen Verbovc të Barilevës.

Nazmi Vërbovci derisa është përgjigjur në pyetjet e avokatit Betim Shala, ka thënë se Salih Mustafa kishte pushuar dhe ishte ushqyer në shtëpinë e tij për disa orë dhe pastaj, sipas tij, kishte vazhduar në drejtim të Vrandollit.

Avokati Shala: Gjatë muajit mars dhe muajit prill të vitit 1999 a e keni parë ndonjëherë Salih Mustafën?

Dëshmitari Vërbovci: Po.

Avokati Shala: A mund të na tregoni ku e keni parë?

Dëshmitari Vërbovci: Unë e kam parë në shtëpinë time.

Avokati Shala: A ju kujtohet koha?

Dëshmitari Vërbovci: Më kujtohet. E kam parë në fillim të prillit, a ka qenë 1 dhe 2 prill, dhe së fundi 20-21 prill, dhe më nuk e kam parë kurrë, vetëm pas luftës, në çlirim.

Vërbovci ka thënë se herën e parë që Mustafa kishte qëndruar në shtëpinë tij kishte pushuar pak kohë dhe kishte vazhduar tutje, për çka dëshmitari ka thënë se nuk ka informacione më shumë.

Sipas tij, Mustafa kishte shkuar i shoqëruar nga dy persona të tjerë, me të cilët edhe ishte larguar pastaj.

Avokati Shala: Herën e dytë sa kohë ka qëndruar në Barilevë?

Dëshmitari Vërbovci: Kur është kthyer hera e dytë ka qenë, me të njëjtit njerëz është kthyer dhe ka pushuar. Kanë qenë të lodhur, kanë udhëtuar shumë në këmbë nëpër malet e zonës së Llapit, ka pushuar, ka pushuar 5-6 orë më së shumti, se nuk ka qëndruar më shumë, ndonjëherë është ushqyer dhe ka vazhduar në përcjellje të ushtarëve tonë, çdo herë në mbrëmje.

Avokati Shala: Ku ka shkruar herën e dytë?

Dëshmitari Vërbovci: Prej meje e di që ka dalë në Vranidoll. E di që prej shtëpisë sime ka dalë në Vranidoll, më tutje nuk di.

Ai ka thënë se ka qëndruar në fshatin e tij, Barilevë, gjatë gjithë periudhës së luftës dhe ka shtuar që së bashku me dhjetëra persona të tjerë ishin angazhuar në formimin e njësisë ushtarake që sipas tij, kishte për qëllim ruajtjen e popullit civil nga grupet paramilitare serbe.

Ai ka thënë se shtëpia e familjes së tij ishte në shërbim të popullit dhe UÇK-së ku sipas tij kanë qëndruar dhe kaluar shumë persona.

“Në lagjen e Llumnicëve ka qenë njësiti në shtëpinë e Jusuf Llumnicës, të djemtë e Jusuf Llumnicës, Kemajl Lluminca ka qenë edhe ushtarë edhe i ka pasur në shtëpi. Kurse në lagjen e Vërbovcve, në shtëpinë e Shaban Vërbovcit, baba im, që e falënderoj shumë. Kam pasur përkrahjen e tij dhe të axhës dhe gjithë familjarëve, djemtë e xhaxhallarëve që kanë qenë vullnetarë të gjithë, pro në mungesë të armatimit nuk kanë mundur të gjithë me shku, nga një armë e kishim, se ne armë nuk kemi marrë nga askush, përveç armëve tona personale që i kemi pasur”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se i vetmi kalim në zonën e Llapit ishte lagja Vërbovc ku sipas tij vazhdohej pastaj për në Vranidoll dhe Rumanishtë.

Ai ka bërë të ditur se për njësinë “Barileva” përgjegjës ishte Jusuf Shalaku i cili ishte nga fshati Shkabaj. Për këtë të fundit, dëshmitari ka thënë se posedonte një veturë të llojit Golf 2.

Avokati i ka treguar dëshmitarit një fotografi, për të cilën ky i fundit ka thënë se është shtëpia e tij.

“Ky rreth i kuq prezanton, jam deklaruar dhe deklarohem prapë, Salih Mustafa kur ka kaluar ka ardhur i lodhur ka ardhur natën, kohë e pas kohe, ka pushuar, sa ka pushuar dy-tre orë apo një orë, unë e kam dërguar këtu në këtë dhomë. Ka qenë dhomë e popullit. Kjo shtëpi ka qenë e popullit. Ka qenë situatë kur babai im dhe unë ia kemi çelë derën çdo kujt, dihet popullit”, ka thënë ai.

Tutje, dëshmitari është pyetur edhe rreth njësisë BIA, ekzistencën e së cilës ka thënë se e ka mësuar pas përfundimit të luftës.

“Këtu nuk ka pasur ndarje qysh mendon dikush, ne kemi qenë një, a ka qenë i asaj brigade ai as asaj nuk ka çu peshë, ne një emër e kemi pasur, UÇK”, ka thënë ai.

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor ndaj ish pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafës.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Sipas Dhomave të Specializuara “Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave”. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se “në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”.

Salih Mustafa po qëndron në paraburgim në Hagë ndërsa në paraqitjen e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë