U renovua vitin e kaluar në një tender që komunës i kushtoi 386 mijë euro, por sot fatkeqësisht kulmi i objektit të komunës së Prishtinës ra duke lënduar rëndë një vajzë 23 vjeçare, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Objekti i komunës së Prishtinës u ndërtua në vitin 2009, kurse rikonstruktimi i kilmit u bë vitin e kaluar.
Fitues i tenderit prej 386 mijë eurosh ishte kompania “NBT-ING” me bazë në Suharekë, e cila figuron në emrin e pronarit Behxhet Baftjaraj.

Kjo kompani më parë ishte me pronar Tahir Sopën, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje në Suharekë, i afërt me deputetin e kësaj partie, Salih Zybën.
Sopa ishte arrestuar në vitin 2020, nën dyshimin për falsifikim të dokumenteve për fitimin e një tenderi në vlerë 1 milion euro për objektin e Prokurorisë Speciale, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Rrëzimi i kulmit sot la të lënduar një vajzë e cila po vazhdon të trajtohet në QKUK me lëndime të rënda.












