Janë të shpeshta rastet kur persona të ndryshëm keqpërdorin mjete financiare në emër të ndihmës ndaj personave në nevojë.
Një rast i tillë dyshohet se ka ndodhur edhe në Vushtrri, saktësisht me një zyrtar të Gjykatës së Vushtrrisë, i cili ka mbledhur të holla pa autorizim kinse për t’i ndihmuar vozitësit të këtij institucioni.
Kështu ka mësuar nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info.
Veriu.info mëson se shpërndarësi i postës së gjykatës ka mbledhur të holla gjoja për t’i ndihmuar vozitësit pẽr djalin e tij që kishte bërë aksident.
Të hollat nuk i janë dorëzuar asnjëherë personit në fjalë.
Rasti dyshohet se ka ndodhur në qershor 2023, kurse rasti është inicuar sot nga Policia e Kosovës.












