
Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësiti për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda me vendim të Gjykatës Themelore Prishtinë, kanë bërë kontrollin e shtëpive dhe lokaleve përcjellëse të dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në Mitrovicën e Veriut.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, gjatë kontrollit u janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore, dy telefona, një tytë e trombllonit, dy CD, disa dokumente, një bateri e dorës dhe një këllëf i armës.
Njesitet relevante jane duke u marrur me rastin.











