Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Ndarja e 360 mijë eurove për Listën Serbe, skandal serioz i shtetit të Kosovës, presidentja të ndërhyjë automatikisht”

19/01/2024 - 10:14
në Kryesore, Lajme
A A
“Ndarja e 360 mijë eurove për Listën Serbe, skandal serioz i shtetit të Kosovës, presidentja të ndërhyjë automatikisht”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ditë më parë Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndarë 360 mijë euro për subjektin politik, Lista Serbe.

Në lidhje me ndarjen e këtyre mjeteve ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani.

Ramadani tha se ky është një prej skandaleve më të mëdha të shtetit të Kosovës i cili e rrëzon integritetin e shtetit.

Ai tha se institucionet e shtetit të Kosovës ishin ato që konstatuan se sulmi terrorist në Banjskë u organizua me pjesmarrjen direkte të Listës Serbe, dhe pak muaj më vonë i ndajnë kësaj partie 360 mijë euro.

“Unë besoj se ky është një prej skandaleve serioze të shtetit të Kosovës, është një prej skandaleve që ‘rrëzon’ përtokë integritetin e institucioneve të shtetit të Kosovës sepse jemi duke folur për institucione të cilat kanë konstatuar edhe publikisht se sulmi terrorist në Banjskë me 24 shtator të vitit të kaluar ka qenë i organizuar nga Serbia dhe mbështetur dhe organizuar me pjesmarrjen direkte edhe nga Lista Serbe. Nëse ju kujtohet me 26 shtator Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se shpallja e ditëve të zisë nga Lista Serbe në komunat veriore të Kosovës për të nderuar terroristët është vulosje e autorësisë së saj në organizimin e sulmit në Banjskë. Ndërkohë që më pak se katër muaj më vonë shteti i Kosovës i ndan 360 mijë euro për po këtë Listë Serbe dhe bazuar në po të njëjtat informacione” tha Ramadani

Ramadani tha se presidentja duhet të ndërhyjë automatikisht në lidhje me këtë çfarë ka ndodhur.

“Unë besoj se ky është njëri prej skandaleve që e rrëzon integritetin e institucioneve të Kosovës, presidentja duhet të ndërhyjë automatikisht. Mos harroni se kur presidentja ka shkarkuar zonjën Daka, një prej argumenteve të saj që është thirrur, ka qenë ruajtja e integritetit të KQZ-së dhe besimi tek publiku për KQZ-në. Unë besoj se vendimi i KQZ-së për ndarjen e 360 mijë eurove për Listën Serbe më pak se katë muaj pas sulmit në Banjskë është rrëzim i integritetit të KQZ-së dhe humbje e plotë e besimit të publikut për KQZ-në, rrjedhimisht për institucionet e Kosovës.”

“Ajo që unë bëj thirrje është se ky skandal duhet të ndalet, pasi konstatimi shtetëror është bërë se Serbia dhe Lista Serbe kanë marrë pjesë në sulm terrorist kundër Kosovës. Ose duhet të kujdesen në konstatime të sigurisë ose duhet të ndalin këtë skandal sepse të dyja nuk bëjnë bashkë” deklaroi Ramadani.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë