
Sot është inauguruar objekti i ri i QMF-së në Stantërg të Mitrovicës, njofton Veriu Info.
Ky projekt është financuar nga Komuna e Mitrovicës.
Të pranishëm në ceremonin e përurimit ishin shumë drejtor dhe zyrtar komunal, ndër ta edhe kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Ai në një prononcim për Veriu Info, u shpreh i lumtur për hapjen e kësaj qendre të mjekesisë familjare duke theksuar se do t’u ofroj shërbime banorëve të kësaj pjese me mjekë familjar, stomatolog si dhe laborant për analiza.
I pyetur për stafin mjekësor ai tha se është duke u zhvilluar një procedurë e rekrutimit me të cilën pritet që edhe 6 mjek ti bashkohen stafit të shëndetësisë.
Krahas kësaj një prej banorëve të këtij fshati është shprehur i shqetësuar, lidhur me pjesën se a do të ketë staf mjekësor të mjaftueshëm për t’i kryer shërbimet e nevojshme për banorët e kësaj pjese.
Video:












