Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti”, përkatësisht Bordi i Drejtorëve ka marrë vendim që të gjithë punëtorëve t’iu paguhen shujtat, prej 2.50€ në ditë, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Ky vendim vjen pas rritjes së pagave vitin e kaluar për të gjithë punëtorët operativ në vlerë 100€.
Njoftimi i plotë nga KRM “Uniteti”:
Sot, Bordi i Drejtorëve i KRM “Uniteti” ka marrë vendim që gjithë punëtorëve t’iu paguhen shujtat.
Vlerë e shujtës ditore do të jetë 2.5 euro neto.
Pas rritjes së pagave para një viti për gjithë punëtorët operativ prej 100 euro, ky është lajmi tjetër i mirë për gjithë punonjësitë e kompanisë.
Vendimet brenda 5 viteve:
– Tre herë ngritje page ✅️
– Pagesë e përvojës së punës ✅️
– Pagesë e shujtës ✅️
– Pagesë e kontributeve pensionale ✅️
Me respekt,
Bordi i Drejtorëve:
Fatmir Hyseni – Kryeues
Faton Zeka – Anëtar
Liridon Hajdini – Anëtar
Islam Hasani – Anëtar
Gazmend Morina- Kryeshef Ekzekutiv













