Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Abazi: Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve duke i zgjatur dorën edhe Thaçit edhe Haradinajt

21/01/2024 - 16:33
në Lajme
A A
Abazi: Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve duke i zgjatur dorën edhe Thaçit edhe Haradinajt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Haki Abazi, ka përkujtuar ish-presidentin Ibrahim Rugova, duke thënë se ka bërë historinë më të ndritshme “të shqiptarëve duke i zgjatur dorën edhe Hashim Thaçit edhe Ramush Haradinaj”.

Ai ka thënë se Rugova ka parandaluar vrasjen mes shqiptarëve pas luftës

“President Ibrahim Rugova ka bërë historinë më të ndritshme të shqiptarëve duke i zgjatur dorën edhe Hashim Thaçit edhe Ramush Haradinaj. Ai ka parandaluar vrasjen mes shqiptarëve pas luftës por mbi të gjitha me mençurinë dhe urtësinë e tij, ai në të gjitha fazat e shpërbërjes së Jugosllavisë ka hapur dyert e gjithë botës që ata të shihnin dhe dëgjonin për fatin e popullit shqiptar dhe tokave të tyre që padrejtësisht janë lënë jashtë kufinjëve të Shqipërisë Londineze!” – ka shkruar ai.

Ndër të tjera, ai ka thënë se është me rëndësi të permendet që Rugova ka qenë i rrethuar me intelektualë të kohës.

“Por ajo që shpesh nuk përmendet e që është qenësore, është aftësia e tij të jetë i rrethuar nga njerëzit më të mirë e më të përgaditur, e patriot të kohës. Rugova e ka dashur popullin, jo për të manipuluar me të, por për t’a çliruar atë dhe për t’a korrektuar historinë e gabuar evropiane.”

“Presidenti Rugova është figurë historike e përmasave të Gandit, Mendelës, Havellit. I papërsëritshëm në formën dhe konceptin e tij unifikues nga brenda dhe efektiv, e i pakompromis në formën e diplomacisë botërore.”

“Por, vlera e tij më e madhe janë njerëzit që e rrethuan, e mbështetën dhe besuan, disa edhe deri në vdekje: Fehmi Agani, Xhemajl Mustafa, Mark Krasniqi, Jusuf Buxhovi, Zekeria Cana, Anton Çetta, Idriz Ajeti, Enver Maloku, Edi Shukriu, Fatmir Sejdiu, Smajl Hajdaraj, Ukë Bytyçi, Shaban Manaj, Faruk Spahija, Fadil Ferati, Hasan Abazi, Sanije Aliu, Xhavit Ahmeti, Eqrem Kryeziu, Aqif Shehu, Hebib Shehu, Lutfi Haziri, Ali Sadriu, Adem Salihu…( kërkoj falje për ata që nuk arrijë të përmend).” – ka shkruar ai.

Tutje ai ka kërkuar që: “Ora e parë e mësimit të hënën që po vije duhet kushtuar jetës dhe veprës së Presidentit Historik Ibraim Rugova.”

JU REKOMANDOJMË

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Ky është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë

Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë: Çmimet e naftës do të jenë të larta të paktën deri në korrik
01/09/2026 - 09:18

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...

Më shumëDetails

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale

PDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
01/09/2026 - 09:09

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...

Më shumëDetails

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend

Kadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
01/09/2026 - 08:56

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...

Më shumëDetails

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë

Plani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
01/09/2026 - 08:45

Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë