Drejtori i Mjekimit Intensiv, Shaqir Uka, ka thënë se Elza Ujkani, vajza të cilën e zuri kulmi i objektit të komunës në Prishtinë, është ende duke u trajtuar.
Ai tha për Express se 23 vjeçarja është ende në gjumë me barna.
“Pacientja që po iu referoheni po vazhdon të qëndrojë edhe më tutje në Mjekim Intensiv. Vazhdon të qëndrojë në gjumë me barna, e kyçur në aparaturën mjekësor, vazhdon me marrë krejt terapinë çka duhet dhe ne vazhdojmë ta monitrojmë dhe të qëndrojmë në pritje me pa gjendjen e përgjithshme të saj”, tha ai.
Të enjten ka rënë kulmi i objektit të komunës së Prishtinës që ndodhet në lagjen “Arbëria”.