Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bulliqi: Njëri nga vrasësit e 18-vjeçarit është i dënuar me 3 vjet burgim, ka 9 vepra të ndryshme penale

22/01/2024 - 15:46
në Kryesore, Lajme
A A
Bulliqi: Njëri nga vrasësit e 18-vjeçarit është i dënuar me 3 vjet burgim, ka 9 vepra të ndryshme penale
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se njëri prej dy sulmuesve të mitur që e rrahën për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu, është i dënuar me 3 vjet burgim për një rast të mëhershëm.

Bulliqi tha se ai ka pasur “9 vepra të ndryshme penale”.

“Njëri prej individëve që dyshohet se është pjesë e këtij rasti, është nxënës i një shkolle të mesme në qytetin e Podujevës, ndërsa tjetri ka dy apo tri vite që ka qenë nxënës i shkollës, i cili për sjellje jo të mira është larguar nga shkolla dhe ka braktisur shkollimin e mëtejshëm pas disa veprave që i ka bërë qoftë në shkollë, qoftë në ambientet tjera. U informuam nga organet e rendit që organet e rendit e kanë kryer punën e tyre, kanë inicuar rastet. Me këto raste është marrë gjyqësia dhe prokuroria, dhe njëri prej tyre, në këtë fazë kur ka ndodhur tash rasti, faktikisht ka qenë i dënuar me 3 vite e gjysmë burgim për një rast të mëhershëm dhe faktikisht ka pasuar ky rasti që është aktualisht”, tha Bulliqi para gazetarëve, pas një mbledhje të Këshillit për Siguri në Bashkësi.

“Njëri prej tyre është me diku 9 vepra të ndryshme penale, i cili është hetuar dhe organet e drejtësisë dhe prokuroria e kishin dhënë fjalën e tyre me këtë dënim”, tha Bulliqi.

“Ndërsa i dyti, i cili është bashkëpjesëmarrës, nuk është që ka të hapur ndonjë rast nga organet e rendit”, tha ai.

Për të dytin, Bulliqi tha se “ai nuk është që është nxënës i mirë”.

“Është nxënës i cili nuk ka treguar rezultat të mirë në shkollë. Është nxënës të cilit i është thy nota e sjelljes dhe ka pasur një numër të madh mungesash”, tha kryetari i Podujevës.

Ai tha se nuk kanë evidentuar ndonjë lëshim nga organet e Arsimit në këtë Komunë.

“Rasti ka ndodhur jashtë objektit të shkollës. Drejtoria e shkollës ka marrë veprime. Është larguar për një muaj. Është kthyer prapë në shkollë dhe prapë ka vazhduar me veprime të tilla”, tha Bulliqi. “Prindi i tij ka shkuar dhe i ka tërhequr dokumentet nga shkolla”, tregoi ai.

Ai foli edhe për viktimën, për të cilin tha se qytetarët “thonë që ka qenë djalë i sjellshëm”.

Duke folur për veprimet që tha se i ka marrë Drejtoria e Arsimit në Podujevë, Bulliqi tha se “pothuajse të gjitha institucionet shkollore i kemi mbuluar me kamera të sigurisë”.

“Dukuri të tilla ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara të botës”, tha ai.

“Nëse ka 10,9,8 , disa vepra penale dhe kalon me këtë sanksion sikurse ka qenë, duhet me analizu këtë çështje”, tha Bulliqi.

“Gjendja e sigurisë në Komunën e Podujevës nuk është që është e keqe”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë