
Veriu.info ka raportuar sonte ekskluzivisht për tymin dhe zjarrin që ka hyr nëpër banesa nga oxhaku i objektit banesor, duke shkaktuar edhe çarje të mureve.
Drejtori i Drejtorisë së Emergjencave, Bahtir Maxhuni, ka konfirmuar rastin e ndodhur, duke treguar se zjarrfikësit kanë intervenuar ne evitimin e rrezikut nga oxhaku në këtë ndërtesë kolektive afër shtëpis së Xhafer Devës.
“Ekipet e specializuara që përgjigjen në emergjenca të ndryshme të zjarrit siç janë zjarrikësit, sot rreth orës 17 kanë intervenuar në një objekt banimi kolektiv për të evitiar rrezikun nga oxhaku, ku një banor në kati e parë e ka ndezur kaminën për t’u ngrohur, por oxhaku ishte jo i pastër nga gjaqet e krijuara vite më parë dhe në katin e 6 dhe të 7 është krijuar problemi, ku ka pasur çarje të murit për rreth oxhakut dhe si pasojë e kësaj tymi dhe më pas flaka e zjarrit ka filluar të del në dhoma po të këtyre kateve. Më pas kanë intervenuar zjarrfiksit, të cilët me profesionalizimin e tyre e evituan rrezikun që mos të ketë pasoja më të mëdha në objekt dhe tek familjet”, ka thënë Maxhuni për Veriu.info.
Ai ka bërë të ditur se zjarrëfiksit kanë evakuuar njerëzit dhe minimizuar dëmet materiale.
“Bëjmi apel te qytetarët që përdorin nxemset (kaminat) për ngrohje me dru, të marrin masat e duhura dhe të sigurohen se oxhaqet e tyre janë të hapura, në mënyrë që të mos vjen deri te situatat që mund të shkaktojnë më të keqen ndaj familjeve dhe ndaj objekteve ku banojnë”, ka deklaruar Drejtori Maxhuni për Veriu.info.
Ndryshe, VeriuInfo ka raportuar se kjo banesë ishte ndërtuar vite më parë nga kompania ndërtimore Alfa Ing.












