Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike në Universitetin e Mitrovicës, Faton Merovci, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në letrën e dorëheqjes që e ka siguruar Veriu.info Merovci nuk ka dhë arsye, por vetëm ka deklaruar dorëheqjen e parevokueshme nga kjo pozitë.
Dorëheqjen ia ka kumtuar rektores Merita Shala dhe Këshillit të Fakultetit.
Duket se pas ardhjes së rektores së re stafi drejtues i fakulteteve ka zgjedhur largimin si shenjë proteste ndaj saj.













