Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ata që vallëzojnë mbi varre

23/01/2024 - 11:54
në Opinione
A A
Ata që vallëzojnë mbi varre
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Krimet sporadike janë normale gjithkund nëpër botë, por te ne dhuna është mishëruar në çdo cep të shoqërisë. Nga lagja e shkolla deri te stadiumi e komunikacioni. Epshin për dhunë e sheh gjithkush që rritet në Kosovë. Përderisa në këtë eksperiencë të jetuar, nuk kemi arritur ta lokalizojmë burimin e këtij epshi, nuk ka se si të jetë përgjigja aq e thjeshtë siç thonë valltarët mbi varre.

Leart Ajvazaj

Kur lexova për vrasjen e një tetëmbëdhjetëvjeçari në Podujevë, mbylla sytë. Kështu bëj zakonisht me lajme të tilla. E di se me të mësuar detajet, dhimbja për jetën e humbur dhe ato të shkatërruara si pasojë, veç sa mund të rritet. Kështu që injorimi, aq sa njeriu mund t’i injorojë të tilla gjëra, është zakonisht kursi im i (mos)veprimit. Kësaj here nuk durova dot. Varret edhe mund t’i injorosh, por njerëzit që vallëzojnë mbi to është e pamundur. Nuk do të zgjatem në ato që çdokush me mend në kokë i ka thënë deri tani: Vrasje e dhimbshme jashtë çdo përmase. Edhe më tragjike kur e mendon që duart e krimit janë duar të njoma të miturish. Rikujtimi që 16-vjecarët kanë kapacitet për ligësi të këtyre përmasave është rrëqethës. Mos të flas për motivin e krimit…

Ndonëse shumica e kemi të përbashkët tmerrimin dhe zhgënjimin, disa shohin mundësi në këtë tragjedi; disa fërkojnë duart. Për ca njerëz edhe vrasja e një tetëmbëdhjetëvjeçari mund të instrumentalizohet, mund të avancojë agjenda. Këta njerëz vinë nga grupe plotësisht të ndryshme të shoqërisë, por kanë disa të përbashkëta. Këta nuk udhëhiqen nga parimi që dëshmitë sjellin të vërtetën, por nga e kundërta. Dëshmitë përzgjidhen dhe interpretohen në mënyrë që t’i përshtaten një të vërtete të paracaktuar. Realiteti për ta është gjithmonë i thjeshtë për t’u kuptuar, meqë gjithçka reduktohet në dinamika binare. Për ta, problemet janë të qarta. Zgjidhjet, triviale. Nuk jam i sigurt se a janë të vetëdijshme idiotësitë e tyre apo janë thjeshtë rezultat i narkozës së shkaktuar nga dogma që i sundon. Kjo ka pak rëndësi.

Në rastin konkret këta njerëz shohin një tragjedi dhe mendojnë për agjendat e tyre ideologjike, religjioze, politike, antireligjioze, e kulturore. Dikush si Zana Avdiu, për shembull, shfrytëzon rastin që ta reduktojë edhe këtë vrasje në çështje gjinore. Për të, secila problematikë, nga diskrepanca e pagesave në Silicon Valley e deri te çmimet e naftës, ka të bëjë me diskriminim gjinor dhe toksicitet maskulin.

Në anën tjetër janë ata që secilën çështje e reduktojnë në problem religjioz. Faji për këtë krim qenka sekularizmi i shoqërisë shqiptare. Kinse religjioni qenka ilaç për dhunën, kur dihen motivet e rrahjes se gazetarit Valon Syla, për shembull. Ndonëse në kundërshti të plotë diskursive me grupin e “aktivistëve gjinorë”, “aktivistët religjiozë” bien në të njëjtin kurth të reduktimit të gjithçkaje në dogmën e tyre.

Pastaj i ke radikalistët antireligjiozë, njëfarë religjioni në vete, që si dy grupet e mësipërme, në mungesë të informacionit bazë japin verdiktin e betonuar për vrasjen. Këta thonë që faji qenka te fetarizimi i shoqërisë shqiptare. Ta mbushin mendjen që dhunë nuk ka pasur të përcaktuar edhe në norma kanunore që nuk kanë pyetur besim.

Të mos i harroj edhe ata që reduktojnë në problemin e dhunës në punë politike, ose defekt të shkollës, ose produkt të modernitetit, e të tjera, shumë të tjera.

Sigurisht që njerëzit kanë të drejtë që të japin mendimet e tyre. Por parakusht për mendimin e sinqertë duhet të jetë një dozë e skepticizmit para verdiktit, diçka që nuk gjendet te këta për të cilët po flas. Shtytësit e agjendave i kanë mendimet gati me të ndodhur ngjarjet. Jo, i kanë gati madje para se të ndodhin ato. Secili i ka gati diagnozën dhe ilaçin para se ta takojnë pacientin. Kësaj shoqërie nuk i duhen edhe sëmundjet iatrogjenike, mbi ato që qartazi veçse i kemi. Fatkeqësisht, refleksi i këtyre mjekëve të shoqërisë është entuziazmi sa herë që dikush troket në derë, qoftë ai edhe një jetim tetëmbëdhjetë vjeçar. Në këtë kuptim, disa jo vetëm që po qëndrojnë mbi varre, ata po vallëzojnë mbi to. Po i përdorin ato dhe gjithçka tjetër si platforma për agjendat e tyre.

Që shoqëria jonë ka një problem me dhunën, nuk besoj që do diskutim. Krimet sporadike janë normale gjithkund nëpër botë, por te ne dhuna është mishëruar në çdo cep të shoqërisë. Nga lagja e shkolla deri te stadiumi e komunikacioni. Epshin për dhunë e sheh gjithkush që rritet në Kosovë. Përderisa në këtë eksperiencë të jetuar, nuk kemi arritur ta lokalizojmë burimin e këtij epshi, nuk ka se si të jetë përgjigja aq e thjeshtë siç thonë valltarët mbi varre.

JU REKOMANDOJMË

Fundi i iluzionit të përjetësisë

Fundi i iluzionit të përjetësisë
15/04/2026 - 10:50

Shkruan: Ditmir Bushati Fitorja e Péter Magyar në Hungari shënon një fitore të rëndësishme për demokracinë dhe Europën në tërësi, sikundër fundin e një qeverisjeje që me krenari...

Më shumëDetails

Qetësohuni, o ish-pacifistë të dështuar – suksesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk përmbyset

Qetësohuni, o ish-pacifistë të dështuar – suksesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk përmbyset
08/04/2026 - 15:20

Shkruan: Emrush Xhemajli Sipas një deklarate të Veton Surroit në KTV “UÇK nuk ka qenë as ushtri, as çlirimtare, as e Kosovës”, sepse, sipas tij, ajo nuk ishte...

Më shumëDetails

Po rrezikoni shtetin, zgjedheni Presidentin

Ramadani: Pa zgjidhje të shpejt, po shkojmë në kolaps
07/04/2026 - 12:05

Kjo nuk është kërkesë e madhe. Është lutje publike nga një qytetar që shqetësohet nga trendi i rreziqeve të sigurisë kombëtare. Shkruan: Burim Ramadani Sot bota është e...

Më shumëDetails

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij

Kosovocentrizmi dhe nervozizmi rreth tij
01/04/2026 - 14:11

Shkruan Ermal Mulosmani Sa herë që përfaqësueset e  Shqipërisë dhe Kosovës luajnë futboll, fillojnë e dalin në sipërfaqe shtresëzime të strukturuara në identitetin apo formimin kulturor të shqiptarëve...

Më shumëDetails

Rinjohja e urbane: Prishtina

Rinjohja e urbane: Prishtina
25/03/2026 - 13:40

Shkruan: Ibrahim Berisha Kolonizimi i Rrafshit të Kosovës: Prishtinës Politika serbe e kolonizimit që nga viti 1912, synoi të krijojë praktika të mbizotërimit të serbëve duke larguar me...

Më shumëDetails

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!
21/03/2026 - 19:23

Shkruan: Dr.Sc. Bardhyl HASANPAPAJ Si mund të imagjinohet që Kuvendi i Kosovës edhe pse ka dështuar të zgjedhë Presidentin, nuk u deshka tëshpërndahet? Madje, përkundrazi, u deshka të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    Ndërron jetë papritur një grua në Mitrovicë, u alivanos në dhomë – rasti nën hetime

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Autori i “Mësuesi që u bë vrasës”: Unë besoj që Nazim Bllaca nuk e ka vrarë Ibush Kllokoqin, e vrau shërbimi sekret serb

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Rrahja në Vushtrri: 1 i lënduar rëndë, 6 të arrestuar (Pamje +18)

    167 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Inspektorati i Punës ndërpreu punimet në kompleksin e Xani në Bair të Mitrovicës, rrezikoheshin punëtorët në mungesë të skeleve

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Kjo është pasuria e deputetes Adelina Thaçi: Veturë BMW, tre vende pune, kredi

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë