Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“10 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në janar”/ Paralajmëron Vranica: Këtë vit pritet të ikin 150 mijë punëtorë

23/01/2024 - 15:04
në Kryesore, Lajme
A A
“10 mijë punëtorë janë larguar nga Kosova në janar”/ Paralajmëron Vranica: Këtë vit pritet të ikin 150 mijë punëtorë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve, Arian Vranica, në një intervistë për Gazeta Blic, ka thënë se pas liberalizimit të vizave, shumë punëtorë kanë kërkuar pushime pa pagesë e pushime vjetore, për të shkuar në vendet e Evropës.

“Realisht është ende herët për të biseduar, për të pasur një referencë të saktë sa është largimi por në bazë të raportimeve nga tereni ka shumë raste të marrjeve të pushimeve pa pagesë, nga ana e punëtorëve të sektorit të gastronomisë, marrja e pushimit vjetor, tash po i marrin kinse me arsyetimin që para sezonës t’i shfrytëzojnë pushimet dhe në sezonë të kthehen në vend, por këto nuk e di sa janë të qëndrueshme”, thotë ai.

Vranica kujton që në vitin 2015 kishin dalë ilegalisht shumë persona jashtë Kosovës dhe tani ekziston frika e njëjtë, derisa tani masat janë të lehtësuara pasi ka liberalizim.

“Natyrisht nëse ne e krahasojmë atë aspektin e frikës siç ka ndodhur në të kaluarën, sepse në vitin 2015 është bërë ligji për migrimin e punëtorëve privat nga ana e Kosovës, që ka krijuar lehtësira që i ka vërshuar edhe autobusët atëherë në ilegale që kanë lëvizur në janar 2015, në kohën e Qeverisë Mustafa. Tani duke e marrë parasysh që është lehtësim edhe më i madh liberalizimi i vizave, edhe pse nuk ka të bëjë me viza të punës por turistike, sido që të jetë komponenta është që po lehtësohet lëvizje sepse ka shumë biznese, diku mbi 30 mijë biznese nga diaspora që përfaqësohen nga bashkëkombas tanë, normalisht që kjo rrit dhe frikën sepse Gjermania dhe Zvicra po vuajnë për punëtorë, edhe Italia, Shqipëria, të gjitha vendet jashtë Kosovës, që e kanë një standard më të lartë se Kosova dhe natyrisht se kjo për neve është shqetësuese sepse mund ta keqpërdorin pjesën e pushimit dhe gjithçka, ashtu që të mund të dalin dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi që të jetojnë jashtë Kosovës”, thekson ai.

Ai përmend dhe arsyet se pse po ikin qytetarët nga Kosova.

“Arsyet normalisht janë të ndryshme, unë nuk besoj se do të dalin vetëm për shkak të kushteve të punës por edhe për shkak të një arsimi aspak të ngritur, aspekti shëndetësor nuk është mjaftueshëm i zhvilluar dhe andaj ka lëvizje të tilla”, shprehet Arian Vranica.

Ai tregon se në bazë të dhënave të fundit, në janar nga Kosova kanë dalë 10 mijë punëtorë, ndërsa që pritet që 150 mijë punëtorë të largohen gjatë tërë këtij viti.

“Në bazë të dhënave të fundit diku 10 mijë persona kanë dalë nga Kosova, jo vetëm në gastronomi por në përgjithësi, në bazë të raportimeve nga tereni sepse nuk kemi të dhëna të sakta, ka një numër të konsiderueshëm që presin ende ta konfirmojnë se sa është ajo baza, ka edhe hulumtime tjera që japin shifra shqetësuese ku pritet që 150 mijë persona brenda këtij viti pritet të dalin nga Kosova, por mbetet për t’u parë”, deklaron Sekretari i Shoqatës së Gastronomëve.

Vranica tregon shqetësimin më të madh pas liberalizimit të vizave, teksa thotë se nuk beson se të gjithë që shkojnë jashtë do të mbesin atje.

“Mendoj se pjesa më shqetësuese e këtij liberalizimi do të jetë për punësimet sezonale për punëtorët e sektorit privat te ne drejt vendeve të tjera, sepse tani jo vetëm Mali i Zi, Shqipëria, që kanë qenë në liri të lëvizjes, por tani janë më shumë shtete që mund t’i frekuentojmë qytetarë tanë, prandaj po mendoj që kjo pjesë edhe nga bizneset, edhe nga hulumtimet, janë më shqetësuese pjesa e tremujorit të dytë dhe fillimi i tremujorit të tretë të këtij viti. Mbetet ta shohim, unë nuk besoj se aq sa dalin do të mbesin, unë mendoj se do të kthehen sepse edhe Gjermania nuk i pret punëtorët pa asnjë rregull, janë një varg rregulla e procese që duhet respektuar secili punëtor që shkon, standardi jetësor është shumë i lartë. Ndoshta duhet të dalin dhe ta provojnë sepse e kemi pasur një perde të gjatë ndër vite, por besoj se në planin afatmesëm do të reflektojë sidomos te punëdhënësit që t’i përmirësojnë më shumë kushtet e punës ndaj punëtorëve. Besoj se do t’i ketë edhe faktorët pozitiv, por edhe për këtë pjesë bizneset kanë filluar t’i planifikojnë plotësimin e pozitave me emigrantë të huaj”, potencon ai.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë