
Pas vendimit të Qeverisë ku nga 1 janari i vitit 2024 edhe qytetarët e komunave veriore të Republikës së Kosovës do të detyrohen të paguajnë shpenzimet e energjisë elektrike, Gazeta Online Veriu.info doli sot në teren për të intervistuar qytetarët rreth këtij vendimi.
Qytetarët shprehën se ky vendim është shumë i drejtë, dhe shumica prej tyre thanë se ky vendim është dashur të merret shumë më heret.
“Boll ke ma qe 23-4 vjet, a ka kund në botë send çka e shfrytëzon e nuk paguhet, kërkund ska vetëm te na e kan shfrytëzu”- u shpreh një nga qytetarët.
“Vendim që është dasht me u zbatu menjëherë mas lufte, e jo sot. Ku ka n’botë që s’paguhet rryma, ata ma t’privilegjum se na”- tha një qytetarë tjetër.
“Vendim i arsyeshëm, qe 20 e sa vjet nuk e pagujnë, duhet me e pagu, si na si ata, çka kan dallim ata prej neve, veç që janë tjetër komb”- shtoi ndër të tjera një qytetar.
Veriu.info mori prononcim edhe në lagjen e boshnjakëve nga disa qytetarë, ku edhe ata ishin të pajtimit dhe e kanë cilësuar si të drejtë këtë vendim.










