Sipas të dhënave të Agjenicisë për Regjistrimin Civil, afër 39 mijë qytetarë kanë aplikuar për pasaporta të Republikës së Kosovës, që nga
data 3 janar.
Një rritje enorm e interesimit të qytetarëve për pasaporta duket se është bërë pas liberalizimit të vizave me të cilën qytetarët do të mund të lëvizin lirshëm në zonën Schengen.
Një fluks i madh i qytetarëve ishte edhe në zyret e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Mitrovicë, në radhë duke pritur për tu pajisur me pasaporta por edhe për shërbime tjera, njofton Veriu Info.
Njëri nga qytetarët të intervistuar u shpreh se do vizitoj vendet evropiane dhe se atje ka familjar për të cilët edhe e ka marrë malli shumë.
Ai nuk la edhe pa dhënë një mesazh për të rinjët duke u bërë thirrje për të mos u larguar nga vendi.
Video e plotë:













