
Një person është arrestuar mbrë në Leposaviq nën dyshimin për sulm fizik ndaj një personi tjetër, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Policia gjatë kontrollit tek ky person ka gjetur edhe një sasi substance narkotike.
I njëjti pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë policor:
Leposaviq, 23.01.2024, 20:10. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. I njëjti ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe konfiskuar sasi e vogël substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.











