Ndërmjetësuesi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e ka parë si urgjente arritjen e një marrëveshjeje për targat mes palës kosovare dhe asaj serbe.
Lajçak këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, teksa njoftoi për takimin e shtatë të mbajtur mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ekspertët e Kosovës dhe Serbisë janë takuar sot në Bruksel për takimin e 7-të për targa. Me afrimin e afatit, është urgjente të arrihet një kompromis për të përmirësuar lirinë e lëvizjes në rajon. Është përgjegjësi e të dyja palëve të bien dakord për një zgjidhje”, deklaroi Lajçak.
Lajçak në takimin e fundit ka thënë se ka pritur një marrëveshje përfundimtare për targat.













