Hoxha Shefqet Krasniqi njihet për deklaratat e tij, ndonjëherë të çuditshme.
Krasniqi i ftuar në një emision së fundmi, idenë e të pasurit dy gra e ka trajtuar si diçka shumë normale.
Sipas tij, e drejtë e burrave është t’i kenë dy gra ndërsa e drejta e grave është të zgjedhin nëse duan të rrinë në të njejtën shtëpi me gruan tjetër apo jo.
“Është ma mirë me i nda, që me qenë gratë më të qeta. Nuk ka nevojë asaj mi fol për tjetrën, por duhet me i folë kësaj me i thanë “me ty nuk ka ti je ma e mira” edhe tjetrës i thua gjithashtu”, ka thënë Krasniqi.
Gjithashtu ai theksoi se, gruaja e parë nuk ka të drejtë të ndahet nga burri për shkak se ai e merr gruan e dytë.
Ndërkaq, Krasniqi tha se burri nuk e ka borxh ta pyes gruan e parë për me e marrë gruan e dytë.













