Gazetari, Ermal Panduri, i ftuar në ‘Blic Interview me Astrit Gashin’ ka folur në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend.
Panduri tha se po vjen ‘era’ zgjedhje dhe se Kurti do ta qojë vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Po, era është duke ardhë zgjedhje. Lidhja e koalicioneve parazgjedhore, mënyra se si Albin Kurti është duke mos e ‘lëshuar’ temën e Veriut sepse e ka diktu në matjet e opinionit publik se është duke i dalë temë e cila po ngre votë. Veprimet e njëpasnjëshme , jo vetëm të tij por edhe të kabinetit qeveritar me emra të përveçëm të cilët janë të preferuar të tij po bëjnë fushatë atje ku atij i duhet pikërisht me mbledh votë. Jemi duke hyrë në vit zgjedhor, në mars, Albin Kurti hyn në vitin e katërt të tij që i bjen që në dhjetor mund të ketë fushatë dhe maksimumi në janar të vitit të ardhshëm mund të ketë zgjedhje për shkak se në mars të 2025 qeveria është me mandat të skaduar. Nuk mund të shtyhet procesi për ta pritur marsin e 2025 dhe duhet me i marr parasysh edhe disa rrethana”“Albin Kurti shkon në zgjedhje të parakohshme dhe atë do të duhej ta bënte duke e patur parasysh që implementimin apo zbatimin në terren të plotë të Asociacionit, Albin Kurti, nuk e bën me premtimet e fushatës elektorale të vitit 2021, gjasa nuk ka. Ideja është se derisa do të jetë duke u trajtuar nga Gjykata Kushtetuese, vendi do të shkojë në zgejdhje në mënyrë që Qeveria e ardhshme, kjo është situatë e konvenueshme për të gjitha partitë politike. Albin Kurti nuk e ka bërë akoma Asociacionin, nuk do të premtoj se nuk do ta bëj, nëse premton do të premtoj se do ta bëjë konform me ato që parashihen nga Gjykata Kushtetuese. Në të gjitha parametrat, Albin Kurti, do të jetë i ‘larë’ nga ato çfarë i ka thënë në fushatën e 2021 për të mos i zbatuar, dhe më pas fushata zgjat shumë shkurt, 15 ditë” deklaroi Panduri në Blic Interview raporton “Gazeta Blic” .
Ai tutje tha se i njëjti do të bëjë të mundur që të bëjë një fushatë vetëm 15 ditë pasi 30 ditë nuk i konvenojnë.
“Albin Kurti duke qenë ‘kafshë politike’, të gjitha mediat dhe tubimet i arrin për 15 ditë dhe nuk ka nevojë shumë me fol për të arriturat e Qeverisë Kurti, nuk ka nevojë për 30 ditë me u sfidu nga të tjerët, 15 ditë fushatë janë të mjaftueshme për të e 30 ditë nuk do të ishte shumë e konvenueshme për Albin Kurtin dhe njerëz të cilët e kanë rrethu gjatë këtij mandati” deklaroi Panduri.
I pyetur nga gazetari Gashi se si Kurti e ‘rrëzon veten, Panduri pati këtë përgjigje.“Matematika është e thjeshtë, nuk ka nevojë me e rrëzu veten. Shpërndarja e Kuvendit nuk është rrëzim i vetvetes . Duhen votat e opozitës por një pjesë e saj ka gadishmëri, të paktën deklarativisht. PDK-ja është duke u deklaru hajde shkojmë në zgjedhje. Unë mendoj se edhe nëse Albin Kurti e kalon 50% ka me e marrë një parti politike në koalicion për me e shfry presionin ndërkombëtar dhe mos me qenë i vetëm. Nëse e kalon pragun, Ramush Haradinaj, mund të jetë pikërisht personi kyq që mund t’i gjindej në krah Albin Kurtit, për shkak edhe të ambicieve të tij që në 2016 të bëhet president” deklaroi Panduri në ‘Blic Interview’ raporton Gazeta Blic.












