Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, është takuar me presidentin amerikan Joe Biden.
Takimi u realizua në Shtëpinë e Bardhë më herët gjatë javës, ka njoftuar Gjuriq mëngjesin e sotëm përmes një postimi në Twitter.
Ai tha se marrëdhëniet mes ShBA-së dhe Serbisë janë të vjetra më shumë se një shekull, derisa beson se kjo marrëdhënie është forcuar akoma më shumë viteve të fundit.
“Pas një takimi dhe bisede të shkurtër me presidentin Joe Biden këtë javë, pata gjithashtu nderin të nënshkruaj librin zyrtar të vizitorëve të Shtëpisë së Bardhë. Ne e vlerësojmë shumë këtë gjest respekti për Serbinë dhe marrëdhëniet tona 140 vjeçare, të cilat në vitet e fundit kanë parë një trend të vazhdueshëm rritjeje në shumë fusha”, ka shkruar ai.
Ambasadori serb në Washington tha se vendi i tij po mbron stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor.
“Si një partner i përgjegjshëm dhe i besueshëm i komunitetit ndërkombëtar, Republika e Serbisë vazhdon të ndjekë një politikë të stabilitetit rajonal, duke mbrojtur paqen dhe prosperitetin e gjithë Ballkanit Perëndimor. Duke vazhduar punën me zell për zhvillimin ekonomik, reformat dhe modernizimin, ne shlyejmë borxhin, por fitojmë edhe respektin e të tjerëve”, shtoi Gjuriq.
JU REKOMANDOJMË
Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike
Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...
Më shumëDetailsKy është çmimi i naftës e benzinës sot në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka përcaktuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot. Sipas vendimit të MINT-it, çmimi maksimal për...
Më shumëDetailsPDK e AAK i bëjnë thirrje partisë fituese: Kthehuni në Kuvend, ndaleni bllokadën institucionale
Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës kanë mbajtur sërish aksion para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar konstituimin e Kuvendit dhe funksionalizimin e institucioneve...
Më shumëDetailsKadrijaj flet për marrëveshjen VV-LDK: S’ka transparencë, Kurti të kthehet në Kuvend
Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, gjatë aksionit të sotëm para Qeverisë së Kosovës, ka folur rreth marrëveshjes së arritur mes VV-së dhe LDK-së për presidentin. Ajo tha se...
Më shumëDetailsPlani i Trumpit zemëron Evropën: Uashingtoni u dërgon miliona dollarë mediave të krahut të djathtë
Administrata e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, planifikon të ndajë 4 milionë dollarë për të forcuar mediat e krahut të djathtë në Evropë, pjesë e një pakete më...
Më shumëDetailsKjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës
Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...
Më shumëDetails












