Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak në garë me kohën – a do t’ia dalë deri në qershor?

31/01/2024 - 19:53
në Kryesore, Lajme
A A
Lajçak: Koha për t’u përqendruar plotësisht në hapat e ardhshëm në dialog
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Emisari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, po nxitohet që marrëveshjen e arritur në Bruksel e Ohër ta vë në zbatim në muajt e parë të këtij viti meqë më vonë BE do të jetë i zënë me zgjedhjet e saj. Për këtë, ai tha se në këtë fundjanar udhëtoi drejt dy kryeqyteteve.

Shtetet anëtare të bllokut europian do t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre të Parlamentit më 6-9 qershor të këtij viti. Prandaj, Lajçak rekomandon që Kosova dhe Serbia të vihen sa më parë në lëvizje për zbatimin e marrëveshjes së dakorduar vitin e kaluar.

Pasi e dërgoi këtë porosi në Beograd, Lajçak dje qëndroi në Prishtinë ku së pari shkoi në Presidencë për një takim me presidenten Vjosa Osmani.

Zyra e kësaj të fundit përmes një komunikate për media tha se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në procesin e dialogut me Serbinë, ndërsa Osmani u zotua për konstruktivitetin e Kosovës në procesin e dialogut.

“Presidentja Osmani ritheksoi nevojën e heqjes së masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, të cilat janë të padrejta dhe krijojnë mungesë ekuilibri në dialog. Në këtë drejtim, ajo përsëriti se Kosova ka ofruar organizimin e zgjedhjeve të reja në veri të vendit në përputhje me kornizën ligjore të Kosovës, duke miratuar edhe udhëzimin administrativ, ndërkaq theksoi pritjet e saj që kjo e drejtë e qytetarëve të realizohet pa vonesa e në përputhje me procedurat dhe legjislacionin në fuqi”, u tha në njoftimin e Presidencës.

Sa i përket draftit të statutit të Asociacionit, Osmani ritheksoi se institucioni i vetëm që mund ta interpretojë përfundimisht përputhshmërinë e këtij akti me Kushtetutën është Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Po ashtu, Osmani i shprehu shqetësimet e saj lidhur me disa dispozita të këtij drafti, të cilat mund të jenë sfiduese gjatë zbatimit në praktikë.

Lajçak ishte më i shkurtë në njoftimin për takimin me Osmanin.

“Takimi im i parë sot në Kosovë ishte me presidenten Vjosa Osmani. E përditësova atë me atë se ku gjendet procesi i dialogut dhe procesin në muajt e ardhshëm se si e shohim ne. Mirënjohës për pikëpamjet dhe njohuritë e saj”.

Pas Osmanit, Lajçak shkoi në Kryeministri për një takim të gjatë me kryeministrin Albin Kurti dhe me zëvendësin e tij, Besnik Bislimi, me të cilin e zhvilloi edhe një takim ndaras më pas.

ZKM njoftoi se “në këtë takim u diskutua në lidhje me aspektet e ndërlidhura me zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit Implementues të Ohrit, siguria ligjore përmes nënshkrimit të tyre, por edhe për tema e çështje tjera si p.sh respektimi i procedurave ligjore drejt zgjedhjeve të parakohshme në katër komunat në veri të vendit”.

Njëjtë sikur Presidenca edhe Qeveria e Kosovës tha se mbetet e përkushtuar për normalizim të plotë të marrëdhënieve me Serbinë dhe “për njohje reciproke, përmes një procesi të dialogut të barabartë, të balancuar e të drejtë për palët”.

Pas takimit, Lajçak doli para gazetarëve. Në deklarimin e tij, ai si pikë të parë përmendi zgjedhjet e ardhshme në BE.

“Vëmendja më vonë këtë vit do të fokusohet në këto procese dhe për këtë udhëtova dje në Beograd dhe sot në Prishtinë për të diskutuar procesin tonë për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë për të bërë bilancin se ku jemi dhe për të diskutuar se sa progres mund të arrijmë përpara se Europa të hyjë në zgjedhje”.

Për zgjedhjet e qershorit në BE ka komentuar edhe eksperti gjerman Bodo Weber duke parashikuar edhe rrezik nëse ndodhin ndryshime sidomos në pozitat që i mbajnë Përfaqësuesi i Lartë Josep Borell dhe emisari i BE’së për Ballkanin Lajçak. Duke e përmendur largimin e mundshëm të tyre, Weber thotë se “atëherë do të krijohet një vakum i rrezikshëm”.

Falë dialogut, tha Lajçak, ka pasë rezultate të rëndësishme para përfundimit të vitit 2023, duke përmendur marrëveshjen për energji dhe targat. Por, Lajçak shprehu pakënaqësi me rezultatet e arritur për synimin e madh të normalizimit të marrëdhënieve.

“Por, ka një pak progres në fotografinë e përgjithshme në normalizimin e marrëdhënieve. Ne kemi marrëveshjen nga shkurti dhe marsi vitin e kaluar që nënkupton se më nuk duhet ta bëjmë pyetjen ‘çfarë duhet të bëhet’, nuk duhet ta pyesim veten as si ta bëjmë. Pyetja është – kur duhet ta bëjmë. Dhe sigurisht nëse më pyesni mua, do të them pa vonesë dhe sa më shpejt që është e mundur, le të fillojmë me zbatimin. Kisha diskutime të gjata me kryeministrin Kurti dhe me zëvendësin Bislimi dhe tash sigurisht që do të analizojmë çfarë dëgjova dje nga Vuçiq dhe sot nga partnerët këtu dhe do të informoj sigurisht shtetet anëtare dhe udhëheqësit e BE-së dhe do të përgatisim hapat e ardhshëm të procesit”.

Pas reagimit të vendeve të Quint’it për vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës që përjashton nga përdorimi dinarin si valutë, Lajçak konfirmoi se ishte pjesë e diskutimeve. Por, detajet ia la Qeverisë.

“Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës, por nuk dua të veproj si zëdhënës i Qeverisë kosovare, por ju do të njoftoheni nesër”.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë është temë e çdohershme në takimet e Lajçakut me dy liderët, tha ai. Ndërkaq, shtoi se publiku në BE është në pritje të rezultateve të hetimit, derisa përsëriti se BE s’ka kryer hetime.

“Sulmi i Banjskës diskutohet çdo herë dhe në çdo takim që kur ndodhi. E ngritëm këtë çështje edhe dje në Beograd, sepse sigurisht publiku europian dhe shtetet anëtare po presin që të përfshirët të mbahen përgjegjës. Sa i përket hetimit, nuk jam unë personi i duhur për të folur se nuk ka hetim që udhëhiqet nga BE-ja, por janë vendet individuale që kanë hetuar apo po e hetojnë. Ne po marrim të dhënat nga shtetet anëtare dhe partnerët europianë”.

Lajçak foli edhe për hapat e ardhshëm “konkretë” që do të ndërmerren pas këtyre takimeve në Prishtinë e Beograd.

“Do të përgatiten një set rekomandimesh për udhëheqësit e BE-së dhe shtetet anëtare dhe sigurisht që vendimi do të merret në javët e ardhshme. S’dua të flas për dështimet, por mund ta humbim mundësinë që ta çojmë procesin përpara dhe normalisht kjo s’është ajo që dua dhe do të vazhdoj të bëj më të mirën”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë