Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi sot kanë vizituar lagjen Kroi i Vitakut në veri. Krasniqi ka thënë se të gjithë do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse kjo është e drejtë elementare dhe se këtë do ta garantojë Qeveria e Republikës së Kosovës. Krasniqi po ashtu ka paralajmëruar se shumë shpejtë do të hapin thirrjen e re në vlerë prej 3 milion euro për ndërtimin e shtëpive të reja.
Ndërsa duke i komentuar grafitet nacionaliste të vendosura në shtëpitë e shqiptarëve të cilat janë duke u ndertuar tha se kërcënimet nuk i trembin.
“Vitin që lam pas kemi filluar ndërtimin e 40 shtëpive në veri të vendit. Këto grafite tregojnë se Serbia nuk është e intersuar për normalitet, nuk është e interesuar për orientim evropian. Kjo tregon se ku është e orientuar Serbia. Këto ne si Qeveri nuk na trembin dhe nuk do të ndalemi me ndertimine shtëpive për të gjithë qytetarëve. Sot sapo të kthehem në zyrë do të fillojmë me thirrjen e re prej 3 milion euro, në fokus do të ketë ndertimin e shtëpive për komunitetet, sepse kjo është e drjetë elementare e qytetarëve të Kosovës”, tha ai.












